“Defender 21”, Kim: Ushtarët amerikanë, shqiptarë dhe aleatë të tjerë në stërvitje së bashku

schedule17:42 - 29 Prill, 2021

schedule 17:42 - 29 Prill, 2021

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim ka publikuar një mesazh në lidhje me stërvitjen Defender 21 e cila nisi tre ditë më parë. Kim shprehet se ky është një hap historik për të cilin çdo shqiptar dhe amerikan duhet të ndihen krenarë.

Ajo shton se në javët në vijim mijëra amerikanë, shqiptarë dhe ushtarë të tjerë aleatë do të marrin pjesë në stërvitjen më të madhe ushtarake

“Stërvitja Defender 21 është një ndërmarrje historike për të cilën çdo shqiptar dhe amerikan duhet të ndihet jashtëzakonisht shumë krenar. Gjatë javëve në vijim mijëra amerikanë, shqiptarë dhe ushtarë të tjerë aleatë do të marrin pjesë në stërvitjen më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Europën Juglindore.

Stërvitja e cila ndodh në përvjetorin e 30-të të Rivendosjes së Marrëdhënieve SHBA-Shqipëri është demonstrim i dukshëm i angazhimit të SHBA, Shqipërisë dhe Aleancës sonë në NATO dhe provë e qartë që ne jemi vërtetë më të fortë së bashku”, shprehet Yuri Kim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!