Është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në qendrën historike të Romës, gjykatësja e Gjykatës së Romës, Simonetta D’Alessandro, e cila në të kaluarën është marrë me hetime të rëndësishme.
Mediat italiane bëjnë të ditur se janarin e kaluar, ajo nënshkroi urdhrin për burgosjen e 32 anëtarëve të klanit Spada. Alarmi u dha nga djali i saj i cili duke mos pasur asnjë lajm nga nëna etij njoftoi policinë. Deri tani hipotezat janë ëpr një sëmundje.
Në karrierën e saj, ajo ka ndjekur hetime të rëndësishme për krimin e organizuar dhe krimet kundër Administratës Publike. Përveç hetimit të fundit në klanit Spada ka ndjekur edhe rastin e “Mafia Capitale”, të lidhur me ndarjen e vendeve të punës në disa kampe, duke nënshkruar 13 padi.
I biri i saj i shqetësuar për shkak se nuk kishte më lajme nga nëna e tij, u paraqit në stacionin Prati të karabinierëve. Më pas policia hyri në shtëpinë e saj dhe gjeti brenda kufomën e gjyqtares.
Në shtëpi gjithçka ishte në rregull: asnjë shenjë e hyrjes mbi derë apo dritare. Mjeku ligjor, gjatë një shqyrtimi fillestar, nuk gjeti shenja të dukshme të dhunës, ndërsa hetuesit supozojnë një sëmundje.
Simonetta D’Alessandro lindi në Foggia 58 vjet më parë. Në karrierën e saj të gjatë është marrë edhe me terrorizmin dhe Brigadat e Kuqe të reja. /abcnews.al