Senati amerikan ka votuar të shtunën me 50 vota pro dhe 48 kundër për emërimin e Bret Kavanah në krye të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara. Figura e Kavanah ishte kontestuar për shkak të akuzave për agresion dhe ngacmime seksuale të ngritura ndaj tij nga tre gra të ndryshme.
Një ditë më parë FBI i dorëzoi Senatit raportin hetimor në lidhje me akuzat ndaj Kavanah, i cili u interpretua në mënyra të ndryshme nga republikanët dhe demokratët dhe vuri në dyshim konfirmimin e tij.
Por të shtunën, i zgjedhuri i presidentit Donald Trump është konfirmuar në krye të instancës më të lartë gjyqësore të Shteteve të Bashkuara. Trump e sheh Kavanah si komardare shpëtimi nga hetimi i “Russiagate”.
Votimi i është mbajtur teksa jashtë Capitol Hill qindra persona kanë protestuar ndaj figurës së Kavanah për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij dhe disa dhjetëra vetë janë arrestuar pasi kanë arritur të hyjnë në ambjentet e Kongresit./abcnews.al