Letonia voton për qeverinë e re

schedule22:40 - 6 Tetor, 2018

schedule 22:40 - 6 Tetor, 2018

Pas Italisë dhe Suedisë, një tjetër vend i BE-së rrezikon të bjerë në ndikimin e ekstremistëve. Zgjedhjet parlamentare të mbajtura të shtunën në Letoni mund të krijojnë hapësirë për partitë populiste dhe pro-ruse, të cilat nuk e përjashtojnë koalicionin mes tyre.

Qytetarët në Letoni iu drejtuan të shtunën qendrave të votimit për të zgjedhur legjislaturën e re, në një kohë kur në vend regjistrohet një rritje e ndikimit të populistëve.

Sondazhet e fundit tregojnë se koalicioni në pushtet, i ndarë mes Unionit të të Gjelbërve dhe Fermerëve, ndodhet pranë rikonfirmimit; por frika ekziston ende. Subjektet politike në fjalë kanë mbajtur gjithmonë larg Harmoninë, partia pro-ruse e cila ka qenë në pushtet gjatë epokës sovietike, në përpjekje për të patur lidhje më të ngushta me Perëndimin.

“Këto zgjedhje kanë një domethënie më të madhe se ato të mëparshmet, pasi sondazhet paraelektorale tregonin se ka shanse serioze për krijimin e një koalicioni që mund të ndryshojë traditën e politikës dhe rrjedhimisht lidhjet me BE-në”, ka deklaruar kryeministri Maris Kuçinskis.

Pakënaqësia në rritje e qytetarëve ndaj politikanëve, të etiketuar shpesh herë si të korruptuar dhe të paaftë, ka bërë që një pjesë e elektoratit tradicional të zhvendoset drejt KPV LV-së, një parti populiste që ka premtuar një qeverisje të re dhe efikase.

Lideri i saj, Artus Kaiminis ka pare një rritje të popullaritetit për shkak të zotimit për të luftuar korrupsionin dhe ka lëshuar mesazhe ambigue, që e lënë të hapur mundësinë e një aleance me pro-rusët e Harmonisë, që nga këto zgjedhje mund të dalë edhe më e madhe për shkak të mbështetjes nga minoriteti rusisht-folës.

Letonia, vend anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndan një vijë kufitare prej 276 kilometrash me Rusinë, që e vë atë në vijën e parë të përplasjeve mes Perëndimit dhe Moskës. Aktualisht në vendin baltik me 2 milionë banorë ndodhen rreth 1 mijë trupa të NATO-s dhe çdo ndryshim politik do të shqetësonte pa masë Brukselin dhe Uashingtonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!