Një mozaik i ruajtur mirë, 1,600 vjeçar, është zbuluar nga arkeologët që po punojnë në qytetin izraelit të Yavne.
Mozaiku, i cili daton nga periudha Bizantine (300-400 Pas Krishtit), u gjet ndërsa arkeologët zbuluan një zonë të gjerë industriale e cila funksionoi për disa shekuj, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë nga Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA). “Trotuari mund të ketë qenë pjesë e një ndërtese banimi në një lagje të pasur ngjitur me zonën industriale”, sipas deklaratës.
Trotuari është shumëngjyrësh dhe është i mbuluar me motive gjeometrike të vendosura në një kornizë të zezë drejtkëndëshe. Kjo është hera e parë që gjendet në atë zonë, një dysheme me mozaik me ngjyrë.
Arkeologët fillimisht menduan se mozaiku ishte i bardhë por pasi e pastruan atë me një acid të veçantë, zbuluan të kundërtën.
Mozaiku u gjet si pjesë e një projekti të madh gërmimi, i cili do të zgjasë disa vjet./abcnews.al