Në Tiranë po vijon procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët në listat e partive. Deri në orën 17:45 janë numëruar 250/1243 kuti votimi.
Pa llogaritur njësinë nr. 10 (lexo ketu) ku u votua dhe numërua elektronikisht dhe rezultati doli në 26 Prill në orën 08:00, rezultati në Tiranë në listën e PD vijon që të sjellë surpriza për renditjen e kandidatëve për vota preferenciale.
Në vendin e parë (gjithmonë pa llogaritur njësinë 10) është lideri i partisë Lulzim Basha me 3202 vota, i ndjekur nga Belind Këlliçi me 2861, më pas vjen Agron Shehaj me 2534 vota dhe Grida Duma me 2082.
Sali Berisha që nuk ishte shumë aktiv në terren këtë fushatë në qarkun e Tiranës ka marrë deri tani 1293 vota.
PD në Tiranë siguroi 15 mandate dhe “lufta” për të thyer herësin është e hapur.
Votat preferenciale-Numëruar 250/1243 QV total (pa llogaritur të njësisë 10)
1 Lulzim Basha 3202
2 Jorida Tabaku 1226
3 Alfred Rushaj 320
4 Albana Vokshi 673
5 Sali Berisha 1293
6 Agron Shehaj 2534
7 Fatmir Mediu 1246
8 Grida Duma 2082
9 Shpëtim Idrizi 1633
10 Belind Këlliçi 2861
11 Vangjel Dule 159
12 Mesila Doda 470
13 Dashamir Shehi 1155
14 Flamur Noka 1457
15 Orjola Pampuri 408
16 Aldo Bumçi 431
17 Ivi Kaso 1027
18 Orjela Nebijaj 1102
19 Gent Strazimiri 605
20 Mirela Dragoni 229
21 çlirim Gjata 84
22 Sali Shehu 361
23 Dorjan Teliti 233
24 Enkelejda Sallaku 146
25 Arben Tafaj 457
26 Gentjan Muça 357
27 Arjana çela 37
28 Artur Roshi 47
29 Anduena Qefalia 273
30 Ylber Valteri 142
31 Taulanda Jupi 86
32 Petrit Doda 1089
33 Korab Lita 697
34 Lediana Fratari 324
35 Asllan Dogjani 961
36 Et’hem Aga 298
db/ Abcnews.al