Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rusia dëbon shtatë diplomatë evropianë

schedule15:00 - 28 Prill, 2021

schedule 15:00 - 28 Prill, 2021

Rusia së fundmi duket se po bën plane për dëbimin e shtatë diplomatëve nga Sllovarkia dhe tre vendet e Baltikut, si vazhdimësi e luftës diplomatike, e cila vjen pas supozimeve të Republikës Çeke se spiunët rusë kanë qenë të përfshirë në një shpërthim vdekjeprurës në një depo municioni më 2014.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë përmes një deklarate më 28 prill se ambasadorët e katër kombeve evropiane janë informuar se tre zyrtarë të ambasadës sllovake në Moskë, dy zyrtarë të ambasadës së Lituanisë, dhe nga një zyrtar nga ambasadat e Letonisë dhe Estonisë, duhet të largohen nga Rusia para 5 majit.

Më herët gjatë këtij muaj, Republika Çeke ka dëbuar një mori diplomatësh për shkak të akuzave, që kanë nxitur veprim të njëjtë nga Moska.



Ndërkohë një javë më parë Lituania, Letonia dhe Estonia të gjitha ish-republika sovjetike kanë thënë se do të dëbojnë diplomatë rusë në shenjë solidariteti me çekët, derisa Sllovakia po ashtu i ka thënë Rusisë se tre diplomatë duhet të largohen nga ambasada në Bratislavë, pas supozimeve të ngritura./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!