Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Karabinierët vranë grabitësin shqiptar, Salvini: Bënë vetëm detyrën

schedule22:36 - 5 Tetor, 2018

schedule 22:36 - 5 Tetor, 2018

Një grup karabinierësh në Itali, të cilët qëlluan dhe vranë një grabitës shqiptar, po hetohen për përdorim të ekzagjeruar të forcës. Por duke reaguar, ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, ka deklaruar se efektivët bënë vetëm detyrën dhe meritojnë medalje në vend të hetimit.

Dy karabinierë dhe një roje sigurie në Itali kanë përfunduar nën hetim nën akuzën e “vrasjes me dashje” në dëm të një shtetasi shqiptar, që po arratisej pas kryerjes së një grabitjeje. Sipas mediave italiane, viktima ishte me tre bashkëpunëtorë dhe po largohej në bordin e një “Audi”, ndaj të cilit efektivët hapën zjarr në përpjekje për ta ndalur.

Automjeti u gjet më vonë i braktisur në një rrugë dytësore në rrethinat e qytetit të Peruxhës dhe në sediljet e pasme ndodhej shtetasi Eduart Kotzi.

50-vjeçari shqiptar, me precedentë të shumtë penalë në vendin fqinj, u gjet i qëlluar me plumb pas koke me maskën e grabitjes ende në kokë. Për hetuesit, efektivët kanë tejkaluar limitin e lejuar për përdorimin e armëve, edhe pse kishin motive të forta për të qëlluar.

Duke reaguar ndaj ngjarjes, zëvendës kryeministri i Italisë, Matteo Salvini u ka dalë në mbrojtje karabinierëve dhe rojeve të sigurisë.

“Ata vunë në rrezik jetën e tyre dhe bënë vetëm detyrën. Meritojnë medalje dhe jo proces hetimor”, ka thënë Salvini.

Ndërkohë, autoritetet italiane vazhdojnë kërkimet për tre grabitësit e tjerë, që dyshohet të jenë gjithashtu shtetas shqiptarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!