Agjenti i Mike Maignan beson se portieri francez do të ishte ideal për Milanin nëse Gianluigi Donnarumma nuk rinovon me Milanin në fund të sezonit, kur edhe mbaron kontrata e tij.
22-vjeçari ka refuzuar dy oferta të Milanit deri më tani. Mike Maignan është shfaqur si kandidati kryesor për të zëvendësuar Donnarumma nëse gardiani i Italisë nuk kontratë të re me kuqezinjtë.
Agjenti i Maignan, Bruno Satin ka konfirmuar se portieri i Lille është një opsion për Milanin. “Mike ëshë portier i nivelit të lartë. Ai do ishte zgjedhje e mrekullueshme.
U transferua te Lille nga akademia e PSG, por është përmirësuar aq shumë te Lille dhe është shndërruar në një nga lojtarët kryesorë të tyre”, tregon Satin.
Maignan, 25 vjeç, ka kontratë me Lille deri në qershor 2022. Sipas disa raporteve, ai është i hapur për të kaluar në “San Siro”, por Lille kërkon midis 15 dhe 18 milion €. /abcnews.al