Numërimi për votat që grumbulluan kandidatët në zgjedhjet e 25 Prillit po shkon drejt fundit dhe tashmë nuk priten më surpriza në lista. Në Tiranë, komisionerët po kalkulojnë votat e fundit për kandidatët kur ka mbetur edhe një qendër votimi pa numëruar.
Surpriza në Tiranë ishte rezultati që arriti të grumbullojë ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili jo vetëm theu herësin por është aktualisht kandidati më i votuar për deputet mes socialistëve të Tiranës duke lënë pas Ornaldo Rakipin, një tjetër kandidat që theu një nga të preferuarit e 18-shes së parë duke siguruar mandat dhe rekord votash. Dy kandidatët që e pësuan nga votat e Xhafajt dhe Rakipit ishin Ervin Bushati dhe Fidel Ylli.
Nga demokratët kryeson kreu i tyre Lulzim Basha me rekord votash 16 186 në total, ndjekur nga Agron Shehaj dhe Belind Këlliçi. Herësin mes demokratëve arriti ta thyejë Luçiano Boçi në Elbasan, i cili rimëkëmbi pozicionin e tij duke lënë jashtë Kuvendit, Eugen Isain që mori vetëm 3663 vota.
Ora 12:21- La LSI për PS para zgjedhjeve, Naço ndër të fundit në listë mes të “preferuarve”
Nasip Naço la LSI për t’iu bashkuar socialistëve pak muaj para zgjedhjeve. Ai kandidonte për deputet në listë të sigurt në qarkun e Beratit.
Naço ka arritur të sigurojë 4667 vota, duke u mandatuar ndër të fundit, mes të “preferuarve”.
Shumicë votash ka arritur të marrë Blendi Klosi duke arritur të sigurojë mbështetje për të thyer herësin, por kjo nuk ka qenë e nevojshme për sa kohë socialistët siguruan 5 mandate në Berat.
Ora 12:11- Kandidoi përballë Ramës dhe Gjiknurit në Vlorë, sa vota mori Ilir Metaj (Shifrat)
Ilir Metaj, i cili në çdo fushatë kishte kërkuar vota për të tjerat, kësaj here në Vlorë u rendit si kandidat në listë në të sigurt.
Ai ka arritur të marrë 3683 vota në total.
Lista e Vlorës kryesohet nga kryeministri Edi Rama që ka siguruar 11412 vota. Ndërsa pas tij renditet Damian Gjiknuri me 6009 vota.
Socialistët realizuan objektivin në Vlorë duke marrë 8 mandate, ndërkohë që PD arriti të sigurojë 4 mandate.
Ora 11:33- Surprizat mes socialistëve të Tiranës, zhgënjen Najada Çomo, Balluku mposht ministrat
Tashmë lista e socialistëve fitues në Tiranë që do të kenë një mandat deputeti në Kuvendin e ardhshëm është zyrtare.
Lista e kandidatëve fitues kryesohet nga Fatmir Xhafaj të cilin kryeministri Edi Rama e kishte vendosur të 23-tin në listë, ndjekur nga i 30-ti, Ornaldo Rakipi.
Por sa vota të kanë marrë “të preferuarit” që i shpëtoi vendi i sigurt në listë?
Luljeta Bozo e para e listës ka marrë një numër të konsiderueshëm duke numëruar 5435 vota në total. Por nuk ka qenë ka pasur këtë rezultat dr. Najada Çomo e renditur e dyta e cila ka marrë vetëm 1583 vota.
Ministrja Balluku kryeson mes anëtarëve të tjerë të qeverisë që kërkuan një mandat deputeti në qarkun e Tiranës. Ajo ka arritur të marrë 15361vota duke lënë pas Arben Ahmetajn, Ogerta Manastirliun, Elisa Spiropalin dhe Etilda Gjonajn.
LISTA FITUESE
Luljeta Bozo – 5435 vota
Najada Çomo – 1583 vota
Ogerta Manastirliu – 9113 vota
Arben Ahmetaj – 11 287 vota
Ulsi Manja – 6633 vota
Etilda Gjonaj – 7268 vota
Arben Pëllumbi- 3774 vota
Elisa Spiropali – 8062 vota
Belinda Balluku – 15 361 vota
Toni Gogu – 5620 vota
Etjen Xhafaj – 12 782 vota
Ermonela Valikaj – 2 310 vota
Xhemal Qefalia – 8253 vota
Klotilda Bushka – 2973 vota
Alqi Bllako- 8 752 vota
Eduard Shalsi – 4601 vota
Fatmir Xhafaj – 16 378 vota
Ornaldo Rakipi – 15697 vota
Ora 10:19- U skualifikua nga Luçiano Boçi, Eugen Isai: Rama kontrollon gjithçka, ne bëmë fushatë model
Eugen Isai, kandidat për deputet i PD në Elbasan, që u skualifikua nga gara pasi Luçiano Boçi theu herësin, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen që i dhanë partisë së tij. Isai shkruan se falë mbështetjes PD arriti të dyfishojë mandatet, por sipas tij do të ishte një rezultat edhe më pozitiv nëse gara do të bëhej në kushte të barabarta. Isai ngre akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke deklaruar se ai kontrollon gjithçka.
“Të dashur demokratë, të nderuar miq! Para se gjithash desha t’iu shpreh falenderimet dhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen që i dhatë Partisë Demokratike në këto zgjedhje. Falë kësaj mbështetje ne mundëm të dyfishonim mandatet dhe të dëshmojmë që jemi forcë kryesore politike. Ky rezultat mund të ishte edhe më pozitiv për ne. Do të ishte i tillë nëse ne do të garonim në kushte të barabarta. Ne u përballëm me një parti-shtet.
Me një Kryeministër që kontrollon dhe ka përqëndruar në duart e tij gjithçka. Ne u përballëm me klimën e tensionit dhe terrorit, me fenomenin e shit-blerjes së votës, presionit ndaj administratës dhe qytetarëve të thjeshtë. Përdorën gjithë prapësitë e mundshme sërish në këto zgjedhje duke cënuar të drejtën e sovranit për të ushtruar në mënyrë të lirë vullnetin e tij përmes votës.
Pavarësisht gjithë kësaj klime, demokratët elbasanas, qytetarët e ndershëm, intelektualët, të gjithë ata që duan ndryshimin, na mbështetën dhe përkrahën. Dua të falenderoj në mënyrë të veçantë strukturat e Partisë Demokratike për punën e palodhur që kanë zhvilluar. Falenderoj drejtuesin politik, Gazment Bardhi dhe të gjithë kandidatët për fushatën model që kanë zhvilluar. Unë jam i sigurt dhe bindjeplotë se ata do iu përfaqësojnë denjësisht në parlament. Do të jenë shpresa dhe vokacioni juaj. Faleminderit!”, shkruan ai.
Ora 10:07- Bledi Çuçi: Pa ju fitorja s’do kishte qenë kaq frymëzuese për të ardhmen e Shqipërisë
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i cili mori një numër rekord votash në Gjirokastër ka shkruar në një status në rrjetet sociale se pa mbështetjen e të rinjve fitorja e 25 Prillit nuk do kishte qenë aq e lehtë.
Çuçi e konsideron rezultatin frymëzues për Shqipërinë e të ardhmes duke e përmbyllur me një falënderim.
“Pa mbështetjen e të rinjve fitorja e 25 prillit s’do të kishte qenë aq e lehtë, aq e bukur, aq historike dhe kaq shumë frymëzuese për Shqipërinë e së ardhmes. Faleminderit me zemër!”, shkruan ai.
Ora 09:16- Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi mbajnë kreun në Tiranë, shuhen shpresat për Majkon dhe Kodhelin
Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi, dy kandidatët që thyen herësin në Tiranë po vijojnë të mbajnë kreun e 18 kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste që pritet të marrin mandatin në Kuvendin e ardhshëm.
Më i votuari në Tiranë është Fatmir Xhafaj me 16738 vota ndërkohë që pas tij renditet Ornaldo Rakipi me 15697 duke lënë pas edhe Belinda Ballukun që mbante kreun në Tiranë prej dy ditësh.
Ndërkohë kur ka mbetur edhe një qendër votimi pa u numëruar, tashmë thuajse nuk ka më shpresa për Pandeli Majkon dhe Mimi Kodhelin.
Majkos i duhen të paktën edhe 1300 vota për të thyer një nga të preferuarit, ndërkohë me më pak vota renditet edhe Mimi Kodheli e cila deri më tani ka arritur të grumbullojë
5597 në total.
Ora 21:55- Theu Majkon, Kodhelin e Bushatin, Rama zbulon “formulën” e suksesit të djalit të ish-deputetit
Ornaldo Rakipi, djali ish-deputetit Aqif Rakipi pavarësisht se u rendit nga PS i 30-ti në listën e Tiranës arriti që të fitonte mandatin duke thyer herësin, gjë që akoma nuk e ka bërë ish-kryeministri Pandeli Majko, Mimi Kodheli, apo kryetari i PS-së për kryeqytetin Ervin Bushati. Kreu i qeverisë shpjegoi “formulën” që e çoi Rakipin te suksesi.
Ora 21:43-Mitingu i fitores ngjitur, Rama kërkon falje publike: Nuk e dija
Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë publike për shkeljen e masave anti-covid për mitingun e fitores ditën e martë në sheshin “Skënderbej”. I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion”, ai tha se nuk ishte në dijeni të kësaj mënyre organizimi dhe se e mori vesh vetëm kur arriti në shesh.
Ora 21:16-PD-LSI akuza për blerje votash, Rama: Broçkulla, shpresoj të njohin rezultatin, 2 arsyet që fituam
Kryeministri Edi Rama që mori besimin e qytetarëve për të drejtuar Shqipërinë edhe për një tjetër mandat i cilësoi broçkulla akuzat e opozitës për blerje votash. PS mori 74 mandate në 25 prill, por Edi Rama tha në “Opinion” se socialistët humbën edhe 3 mandate nga votat e pavlefshme.
Ora 21:11-“Betejën do ta vazhdoj”, Dashamir Shehi falenderon ata që e ndihmuan për të ruajtur votat
Dashamir Shehi ka falenderuar të gjithë për ata që e votuan dhe e ndihmuan për të ruajtur votat në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një postimi në “Facebook”, ai shprehet që i vjen shumë keq për këtë rezultat, për këtë dhunë mbi lirinë dhe demokracinë e shqiptarëve, por premton se betejën do ta vazhdojë.
Ora 20:59-“Pse nuk e uroj Vangjush Dakon”, Xhaferaj: Më 25 prill nuk kishim zgjedhje, por votime
Kreu i degës së Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferaj, ka folur për mediat pak para mbylljes së procesit të numërimit të votave për kandidatët në këtë qark.
Xhaferaj është shprehur se më 25 prill kishim thjeshtë një votim dhe jo një proces zgjedhje.
Ora 20:49-“Ne ishim rebelë”, Gjoni në “Refleksione”: Falë nesh sot numërohen vota preferenciale
Këtë javë në “Refleksione” ishte i ftuar deputeti Ralf Gjoni, i cili ndër të tjera, ka folur ndër të tjera edhe për rebelët, që sipas tij nuk janë për të krijuar sisteme por për të sjellë ndryshimin.
Ndërsa fliste për rebelë si Martin Luther King, Nelson Mandela dhe Zhan d’Ark, Gjoni solli në vëmendje se rebelë në një farë mënyrë edhe deputetët e opozitës parlamentare.
Ai tha se rebelë ishin edhe ata pasi u futën në parlament “kundër çdo intimidimi.” Ralf Gjoni tha se falë rebelimit të deputetëve të opozitës parlamentare, sot në Shqipëri po numërohen votat preferenciale.
Ora 20:33-Takim online me amerikanët, Tabaku: U përdor krimi për të intimiduar numëruesit
Deputetja e zgjedhur e PD në Tiranë, Jorida Tabaku, duke folur në një takim online të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan në SHBA, tha se në zonën elektorale të numrit 2 të PS, Taulant Balla u vu re përdorimi i krimit të organizuar për të intimiduar numëruesit e votës.
Ora 20:26-“Mora para për të votuar PS-në”, shoqërohet në polici denoncuesi
Policia e Lezhës mësohet se ka shoqëruar në komisariat një person i cili ka denoncuar se ka marrë një shumë prej 20 mijë lekësh për votat e 4 pjesëtarëve të tij të familjes.
Qytetari pretendonte se votat ishin blerë për interes të Partisë Socialiste dhe lekët u ishin shpërndarë nga vetë.
Ora 20:16-PD humbi zgjedhjet, Bardhi: Elbasani u bë shtëpia ime, dita më e vështirë e jetës
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i cili ishte drejtues politik që Lulzim Basha e caktoi në Elbasan në përfundim të procesit zgjedhor përmes një postimi në Facebook pasi akuzon për blerje votash dhe shantazh shumicën socialiste që fitoi mandatin e tretë shprehet se dita që u vra Pjerin Xhuvani ishte më e vështira e jetës së tij. Për ngjarjen, ai akuzon PS-në për nxitje të dhunës.
Ora 20:11-Xhafaj, Rakipi e Boçi sfiduan liderët, Nazarko: Gabimet që zvogëluan shansin e PD për të fituar
Fatmir Xhafaj dhe djali i ish-deputetit Aqif Rakipi, Ornaldo Rakipi kanë thyer herësin në Tiranë. I renditur i 30 në listën e PS-së, Rakipi ka arritur të grumbullojë deri më tani 10197 vota.
Ndërsa një ndër kandidatët demokratë që ka thyer herësin është pikërisht Luçiano Boçi i cili me 10, 903 vota ,ai arrin të futet në Kuvend.
Analisti Mentor Nazarko në “Radari Informativ” foli për zgjedhjet e 25 prillit, fushatën dhe përzgjedhjen e kandidatëve, duke renditur edhe një sërë gabimesh që sipas tij zvogëluan shansin e PD-së për të fituar.
Ora 20:00-Kryemadhi refuzoi listën me PD, gazetari: Skema që e linte PS-në me 70 mandate
Partia Demokratike e ka pranuar humbjen dhe tashmë po ndjek një proces me dy faza. Atë të denoncimeve për rastet ku thuhet se janë bërë krime zgjedhore apo shkelje si atë të bërjes së një analize të thellë për taktikat e gabuara që mund të jenë zgjedhur.
Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, gazetari Juxhin Mustafaraj tregoi sesi pikërisht këto taktika të gabuara dhe hapësira që ju dha aleatëve mund të ketë ndikuar në humbjen e thellë të opozitës.
Ora 19:53- Rama e “dogji”, Majko e uron për fitoren
Kandidati i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka uruar Kryeministrin Edi Rama për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.
Përmes një foto të publikuar në “Facebook”, ai e konsideron fitoren e PS spektakolare.
“Urime miku im Edi Rama për fitoren spektalolare, urime PS! Urime Shqipëri”, ka shkruar Majko.
Ora 19:48-Berisha nxjerr mesazhin: Kandidati që shpenzoi 10 milionë euro për blerje votash
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon ish-ministrin, deputet aktual i Kuvendit që fitoi një mandat tjetër në 25 Prill në Durrës, këtë herë jo me LSI-në, por PS-në, Lefter Koka se ka hedhur miliona euro për të blerë vota.
Ora 19:24-Majtas dhe djathtas, 28 deputetët që populli largoi nga Kuvendi (LISTA)
28 deputetë të Kuvendit aktual të Shqipërisë nuk ia arritën që të siguronin një tjetër mandat nga zgjedhjet e 25 Prillit. Abcnews.al sjell më poshtë listën e plotë të deputetëve nga PS, por edhe atyre që u futën në Kuvend nga listat e PD-LSI-së dhe partive të tjerë, të cilët të dielën dështuan të bindin qytetarët që t’u besonin edhe 4 vite në parlament.
Ora 19:21- Basha u besoi, por qytetarët s’i pëlqyen drejtuesit politikë të PD-së
Lulzim Basha i besoi disa muaj më parë 12 qarqe të vendit 19 drejtuesve politike për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet e 25 prillit. Renditja në lista e kandidatëve krijoi pakënaqësi, por megjithatë në këto zgjedhje gjithsecili kishte mundësi për të treguar peshën elektorale në zonën ku kishte marrë besimin e kryedemokratit Basha.
Nëse i referohemi rezultateve në marra nga drejtuesit politik konstatojmë se disa prej tyre kanë marrë një rezultat shumë herë më të ulët se përfaqësuesit e listës.
Ora 19:09- Presidenca: Është keqpërdorur numri i Ilir Metës, do kërkojmë hetim ndërkombëtar
Presidenca ka denoncuar një skandal pasditen e sotme ku sipas tyre numri personal i telefonit të presidentit Ilir Meta është keqpërdorur nga disa persona të identifikuar, që sipas të dhënave të siguruara, kanë dërguar këto ditë mesazhe me përmbajtje fyese dhe kërcënuese në adresë të disa qytetarëve.
Sipas të zëdhënësit të Presidencës, Tedi Blushi për këto veprime do kërkohet hetim i menjëhershëm edhe ndërkombëtar. Blushi në emër të Presidentit Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj asaj që e quan “Organizata Rilindja”, ndërkohë që shton se vendi mund të shkonte në një rrezik serioz.
Ora 18:30-“U bëre gazi i botës”, kryebashkiaku ka një mesazh për Bashën: Çmende dynjanë…
Kryetari i bashkisë së Lezhës, ku PS mori vetëm 3 mandate përballë 4 të PD-së ka komentuar në një postim në Facebook akuzat e opozitës për shit-blerje të votës dhe mos njohjes të rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit.
Ora 18:11-Dështoi në zgjedhje, Topalli dorëzon partinë pas 6 muajve: Jap dorëheqjen
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli largohet nga drejtimi i partisë, “Lëvizja Për Ndryshim” pasi nuk arriti që të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.
“Levizja per Ndryshim nuk ia doli per t’u bere faktor ne keto zgjedhje. Por une deshiroj te falenderoj stafin, sejcilin prej kandidateve qe sfiduan klasen politike aktuale; te falenderoj te gjithe ata qe besuan.
Duke u larguar nga drejtimi i kesaj Levizje uroj qe njerez patriot dhe te pakorruptuar te vazhdojne Levizjen per reformimin e se djathtes shqiptare” shkruan Topalli.
Ora 18:02-E “dogji” dekriminalizimi, por ish-deputeti “çon” djalin dhe dhëndrin në Kuvend
Në segmente të caktuara, “lufta” brenda partisë ishte më e fortë se ajo përballë kundërshtarit në zgjedhjet e 25 Prillit. Në momentin që përfundoi numërimi për partinë dhe PS u shpall fituese, e gjithë vëmendja u zhvendos te kandidatët. Deri tani surpriza e madhe është djali ish-deputetit Aqif Rakipi.
Ornaldo Rakipi ishte i 30-ti në listën e PS-së, po theu herësin duke u futur te fituesit dhe zbritur Ervin Bushatin në listën e humbësve. Por Aqif Rakipi përveç pasardhësit gjenetik do të ketë edhe një tjetër të afërm në Kuvend, i cili është Sajmir Hasalla. Ai ishte i pesti në listën e qarkut të Elbasanit me PS.
Ish-kryetari i Bashkisë së Peqinit, bashkëshorti i mbesës së ish-deputetit arriti që të futej në Kuvend, pasi PS mori në Elbasan 8 mandate. Por edhe nëse nuk do të ishte në listën fituese, Sajmir Hasalla i kishte marrë masat, pasi arriti që siguronte 11518 vota preferenciale.
Demokratët i humbën të gjitha njësitë në kryeqytet përveç asaj nr.8, e cila përfundoi me një avantazh prej më shumë se 330 votash në favor të demokratëve. Në këtë njësi, sipas KQZ-së, demokratët morën 7 921 vota, ndërsa socialistët, 7 558 vota.
Zona në fjalë ishte përgjegjësi e Alfred Rushajt, ndërsa PD në këtë njësi dretohet nga Pëllumb Seferi.
Ora 17:56- Nuk votuan as veten, njihuni me 85 kandidatët që morën zero vota në zgjedhje
Në këto zgjedhje, shqiptarët përveç partive politike kishin mundësinë që të zgjidhnin edhe për kandidatët e tyre të preferuar. Me pak fjalë kandidatët falë punës së tyre në terren dhe krijimit të besueshmërisë tek njerëzit kishin mundësinë që të merrnin një mandat edhe nëse nuk ishin të përfshirë nga partitë politike në listat fituese. Deri më tani kanë thyer herësin duke u futur në Kuvend, 4 politikanë, ata janë Luciano Boçi, Gramoz Ruçi, Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi.
Por nga ana tjetër ka pasur edhe nga ata persona që janë të përfshirë në listat për deputet të partive politike dhe pavarësisht kësaj kanë marrë shumë pak vota ose në shumë raste edhe asnjë votë.
Ora 17:34- Çfarë doli nga kutia e fundit? Mbyllet numërimi në Fier, del rezultati final
Në Fier u mbyll paditen e sotme procesi i numërimit të votave preferenciale për kandidatët. Surpriza nuk kishte. Agron Kapllanaj nga lista e PD-së nuk arriti që të thyente herësin për t’u futur në Kuvend. Nga PS-ja, edhe pse nuk rrezikonte, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi arriti që ta thyente duke marrë mbi 10 mijë vota preferenciale. KZAZ e fundit në këtë qark ishte ajo nr. 54 e njësive administrative të Lushnjes.
Ora 17:17-Lista e politikanëve që u renditën të fundit
Listat e hapura të 25 Prillit ishin një test i mirë në zgjedhje që secili kandidat të tregonte veten sa vlente në popull. Përkundër mburrjes përpara kryetarit të partisë, vota preferenciale i ka nxjerrë zbuluar shumë kandidatë.
Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, këto ishin një “luftë” jo vetëm me kundërshtarin përballë, por edhe brenda llojit. Në fund gara ka nxjerrë në fund shumë emra mes tyre edhe të njohur, si Nard Ndoka në Shkodër, apo edhe Artemis Malo në Gjirokastër.
Ora 17:17- Ministria e Jashtme e Italisë për zgjedhjet: KQZ tregoi profesionalizëm, hap i rëndësishëm drejt BE
Ministria e Jashtme Italiane ka vlerësuar procesin zgjedhor të 25 prillit në Shqipëri, ndërsa ka përshëndetur kreu e KQZ Ilirjan Celibashi për profesionalizmin dhe transparencën e treguar. Në këtë deklaratë, Ministria e Jashtme gjithashtu thekson se raportimet e pretenduara të mashtrimit dhe parregullsive duhet të vlerësohen në përputhje të plotë nga procedurat e vendosura nga Kodi Zgjedhor.
Ora 17:10- “Çmendi” ndjekësit në Instagram, kandidatja e Kujtim Gjuzit merr 4 vota në Durrës
Anita Dervishi mbante numri 3 në listën e kandidatëve, në qarkun e Durrësit për partinë e kreut të Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, i cili u regjistruar në KQZ me “Aleanca Bashkimi Popullor ABEOK”.
Anita Dervishi ka mundur të marrë vetëm 4 vota nga qytetarët. Ndërkohë, vetë kreu i partisë, Kujtim Gjuzi ka siguruar vetëm 2 vota.
Ora 16:59- Vrasja në Elbasan, Alibeaj: Pas zgjedhjeve prokurori pranoi se u gjetën para dhe karta ID
Partia Demokratike ka publikuar disa pamje qe tregojnë dy qëndrime të ndryshme të prokurorisë në lidhje më ato që u gjetën në makinën e ndaluar nga strukturat e PD për mbrojtjen e votës.
Në një deklaratë për mediat, Enkeled Alibeaj shprehet se çdo ditë dalin në pah prova dhe dëshmi të akteve, sipas tij, të Ramës, Doshit dhe “pushtetit për të vjedhur zgjedhjet.”
Ora 16:47- Objektivi bazë dhe maksimal, 5 qarqet që zhgënjyen Ramën
Abcnews.al sjell më poshtë shifrat, ku PS e arriti objektivin bazë në Lezhë, Durrës, Elbasan, Berat, Korçë dhe Vlorë, ndërsa maksimali u arrit vetëm në Gjirokastër. Në Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Fier nuk u arrit as objektivi bazë dhe as maksimal.
Ora 16:45- LISTA/ Balla kryeson 5-shen më të votuar, Basha mes socialistëve, gruaja që mori më shumë vota
Taulant Balla vijon të mbajë fort kreun e deputetit më të votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka arritur të marrë 21 604 vota në qarkun e Elbasanit.
Direkt pas tij vjen zv/kryeministri Erion Braçe me 15 304 vota në qarkun e Fierit, ndjekur nga Fatmir Xhafaj që arriti të thyejë herësin në Tiranë duke u futur Kuvend me vota preferenciale. Mes socialistëve në listën e kandidatëve me të votuar është kryedemokrati Lulzim Basha i cili ka marrë 13 674 vota.
Ora 16:33– Numërimi drejt përfundimit, Celibashi: Komisionerët të vijojnë procesin pa ndërprerje
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt përfundimit. Në një postim në mediat sociale, Celibashi shprehet se numërimi vijon edhe në 9 KZAZ më Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan.
Po ashtu Celibashi u bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve që ta vazhdojnë procesin e numërimit pa ndërprerje deri në kutinë e fundit dhe të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ-së.
Ora 16:02 –Kapllanaj nuk ia del, Nusret Avdulla konfirmohet deputet i PD-së në Fier
Ka përfunduar gjithçka për Agron Kapllanajn në Fier. Kur kanë mbetur edhe 3 kuti për t’u numëuar, atij i duhen edhe 746 vota për të thyer herësin prej 10000 votash për Fierin, gjë që duket e pamundur që të ndodhë.
Deri më tani, kur janë numëruar 577 kuti, Kapllanaj ka marrë 9 255 votaqë që do t’i mjaftonin të skualifikonte burrin më pak të votuar mes gjashtëshes fituese të demokratëve në Fier, shkruan abcnews.al.
Edhe pse ka bërë një garë të fortë, aritmetikisht duket e pamundur që ai ta thyejë herësin për aq pak kuti sa kanë mbetur. Kapllanaj ka marrë mesatarisht 16 vota për kuti dhe duke qenë se tani i duhen edhe 749 vota, duket e pamundur që të rrisë befasisht mesataren e votave për kuti nga 16 që e ka aktualisht në 248 që i duhen.
Nëse do të thyente herësin, Kapllanaj do të skualifikonte numrin 5 në listën e Fierit, pikërisht Nusret Avdullain, i cili është përfaqësues i komunitetit çam në Fier. Ky i fundit ka marrë 2 506 vota në rang qarku. Kandidati më pak i votuar në qark është Eralda Bano (Tase) me 1 295 vota, por Kodi Zgjedhor nuk lejon që një burrë të skualifikojë një grua në rast të thyerjes së herësit, rrjedhimisht nëse Kapllanaj do ta kishte arritur atë, kandidati që do të skualifikohej do të ishtë Nusret Avdullai.
Ora 15:30 – Kandiduan me bujë të madhe por morën nga një “dorë” vota, zhgënjim mes partive të reja
Krerët e partive të vogla që vendosën të dalin më vete si kandidatë në këto zgjedhje kanë rezultuar një zhgënjim sa i përket votave që kanë arritur të sigurojnë. Jozefina Topalli e cila kandidonte e para në listat e partisë së saj në Shkodër ka arritur të marrë vetëm 598 vota.
Ndërkohë kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka siguruar 671 vota në qarkun e Tiranës ku renditej i pari në listat e partisë së tij.
Një numër të vogël votash ka marrë edhe kreu i Lidhjes Demokratike Shqiptare Myslim Murri i cili siguroi 549 vota në Fier, ku synonte një mandat në zonën e Lushnjes. Zhgënjim ka rezultuar edhe Rudina Hajdari e cila u fut në listat e Nismës Thurje në Elbasan, ku maksimumi i saj nuk i kaloi 517 vota.
Kandidati më i votuar në listat e kësaj partie është Panajot Sako që ka marrë 1268 vota në Tiranë, ndjekur nga Endrit Shabani me 617 vota.
Ora 15:09 – Theu herësin, Ornaldo Rakipi: Nuk festojmë numrat, premtoj maksimumin tim
Surpriza mes kandidatëve socialistë në qarkun e Tiranës, ishte thyerja e herësit nga Ornaldo Rakipi, i cili është djali i ish-deputetit Aqif Rakipi.
Ky i fundit, renditej i 30-ti në listë ndërsa arriti të marrë 13078 vota, duke siguruar mandatin, ndërsa ka skualifikuar Ervin Bushatin.
Rakipi, pasi siguroi mandatin e deputetit, ka bërë një falenderim në rrjetet sociale për të gjithë votuesit e tij.
Megjithatë, sipas tij kjo nuk është ditë kur festojnë numrat “por festojmë besimin, festojmë vëllazërinë tonë, festojmë ëndrrat, festojmë kontributin tonë”.
Ora 14:48 –Garë deri në fletën e fundit, sa shanse ka Agron Kapllanaj të thyeje herësin në Fier?
Në Fier kanë mbetur për t’u numëruar edhe 12 kuti votimi sa i përket votave për kandidatët. Gjatë gjithë numërimit ish-kreu i Bashkisë së Mallkastrës, Agron Kapllanaj ishte pretendenti kryesor për të thyer herësin prej 10 000 votash në Fier.
Por sa shanse ka aktualisht Kapllanaj ta arrijë qëllimin e tij?
Ai u rendit si nr.9 në listën e Fierit ku duket se kryedemokrati Basha i besoi votave të tij personale, synim të cilin Kapllanaj duket se e ka realizuar. Deri më tani ka marrë 9 252 vota nga 568 kuti të numëruara, shkruan abcnews.al.
Atij i duhen edhe 749 vota për të arritur kuotën e 10 001 votave që do t’i mjaftonin të skualifikonte burrin më pak të votuar mes gjashtëshes fituese të demokratëve në Fier.
Edhe pse ka bërë një garë të fortë, aritmetikisht duket e pamundur që ai ta thyejë herësin për aq pak kuti sa kanë mbetur. Kapllanaj ka marrë mesatarisht 16 vota për kuti dhe duke qenë se tani i duhen edhe 749 vota, duket e pamundur që të rrisë befasisht mesataren e votave për kuti nga 16 që e ka aktualisht në 62 që i duhen.
Ora 13:26 – Xhafaj dhe Rakipi thyen herësin, kush janë kandidatët e “preferuar” që rrezikojnë të mbeten pa mandat
Numërimi i votave preferenciale ka përfunduar tashmë edhe në Elbasan ku një ndër kandidatët demokratë, pikërisht Luçiano Boçi theu herësin duke përmbysur kështu edhe listën fillestare të kandidatëve.
PD mori 6 mandate në Elbasan, kurse Boçi ishte renditur si nr.7 i demokratëve në këtë qark.
Megjithatë, me 10 930 vota, Boçi arrin të futet në Kuvend pasi ka thyer herësin prej prej 9 646 votash që ka kishte koalicioni në qark, shkruan abcnews.al.
Por kush largohet?
Kodi Zgjedhor parashikon që në rastet kur thyhet herësi nga kandidatët poshtë listës fituese, skualifikohet kandidati më pak i votuar në listën e fituesve me kushtin që të mos jetë grua. Kandidati më pak i votuar në listën e PD-së në Elbasan është Flutura Açka, por duke qenë se është grua, ajo nuk mund të skualifikohet nga Boçi.
Rrjedhimisht, kërkohet një burrë që ka marrë më pak vota se të tjerët, dhe siç shihet nga lista ende jozyrtare e PD-së për Elbasanin, ai është Eugen Isaj.
Ky i fundit ka marrë 3 663 vota personale, të cilat nuk i mjaftojnë për të marrë mandatin e deputetit.
Ora 11:16 – Lista e të “preferuarave”, Braçe shumicë dërrmuese votash, kush zhgënjen në 12 qarqe
U vendosën të sigurt në listën e socialistëve, por shumica dërrmuese e 12 kandidatëve të parë në qarqe kanë marrë më pak vota se kandidatët poshtë pozicionit të sigurt.
Numrin më të madh të votave e ka marrë Erion Braçe në qarkun e Fierit, i cili deri më tani lë pas edhe vetë kryeministrin Rama që ka arritur të mbledhë rreth 11 mijë vota. Ndërkohë pas përfundimit të numërimit të votave për kandidatë në qarkun e Fierit, rezulton që Braçe ka marrë 14 127 vota, duke u renditur i dyti mes socialistëve pas Taulant Ballës.
Numrin më të vogël të votave në listën preferenciale e ka marrë e para në Durrës, Milva Ekonomi që deri më tani ka siguruar 1788 vota.
Lista e 12 kandidatëve të parë në 12 qarqe
Edona Bilali, Shkodër- 2711 vota
Gerta Duraku, Kukës – 5368 vota
Lindita Nikolla, Lezhë- 4571 vota
Lavdrim Krrashi, Dibër – 3317 vota
Milva Ekonomi, Durrës – 1788 vota
Luljeta Bozo, Tiranë -3924 vota
Evis Kushi, Elbasan – 4377 vota
Erion Braçe, Fier – 14 127 vota
Hatixhe Konomi, Berat – 5622 vota
Enslemvera Zake, Korçë – 3080 vota
Pranvera Resulaj, Vlorë – 2919 vota
Mirela Kumbaro, Gjirokastër – 2528 vota
08:29 – Garë mes kandidatëve të partive, më të votuarit e socialistëve sipas qarqeve
Partia Socialiste është dhe fituesja e zgjedhjeve të 25 prillit të zhvilluara ditën e dielë në vendin tonë.
Socialistët kanë siguruar mandatin e 3 qeverisës me 74 mandate, të ndjekur më pas nga Partia Demokratike, me 59 mandate, nga LSI me 4 mandate dhe PSD e Tom Doshit me 3 mandate.
Sipas të dhënave më të fundit të KQZ një ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste është Taulant Balla në qarkun e Elbasanit me 21591 vota, i ndjekur nga Belinda Balluku kandidate në Tiranë me 12 102 vota.
Ndërkohë vijon numërimi i votave për kandidatët ku Durrësi dhe Tiranë duket se janë dhe qarqet ku numërimi ka ecur me ritme të ngadalta.
Sipas votave nëpër qarqe kryesuesit e listës së Partisë Socialiste janë :
Berat ka përfunduar numërimi kryeson Blendi Klosi 11605 vota
Dibër përfundon numërimi kryeson Aurora Mara 9367 vota
Durrës nga 481 QV total numëruar 254 kryeson Edi Rama 6677 vota
Elbasan 508 qendra votimi të numëruara nga 511 në total kryeson Taulant Balla 21591 vota
Fier 541 qendra votimi të numëruara nga 580 në total kryeson Erion Braçe 14058 vota
Gjirokastër është mbyllë numërimi kryeson Bledar çuçi 11932 vota
Korçë ka përfunduar numërimi kryeson Niko Peleshi 11479 vota
Kukës mbyll numërimi kryeson kryeso, Gerta Duraku 5368 vota
Lezhë janë numëruar 222 qendra votimi nga 249 në total kryeson Eduard Ndreca 7069 vota
Shkodër ka përfunduar numërimi kryeson Paulin Sterkaj 7335 vota
Tiranë janë numëruar 847 / 1243 QV total kryeson Belinda Balluku 12102 vota
Vlorë janë numëruar 444 / 445 QV total. kryeson Edi Rama 11412 vota.e.su.
Ora 07:55 –Surpriza në Tiranë, Xhafaj dhe Rakipi thyejnë herësin e partisë, rrezikojnë Majko dhe Kodheli
Tirana është një ndër qarqet që vijon akoma me numërimin e votave për kandidatë. Deri më tani në qarkun e Tiranës janë numëruar 782 kuti nga 1243 qendra votimi që janë gjithësej.
Lista e kandidatëve të partisë socialiste kryesohet nga ministrja e Infrastrukturës Belindja Balluku. Surpriza e votave për kandidatët e PS në Tiranë , përveç 18 emrave të listuara të parët dy nga kandidatët që kanë thyer herësin dhe do të jenë pjesë e Parlamentit janë Fatmir Xhafaj me 10972 vota dhe Ornaldo Rakipi 10424 vota.
Ndërkaq deri më tani rrezikon që të mbeten jashtë parlamentit Pandeli Majo i cili është i 19 në Listë dhe deri më tani ka grumbulluar 4360 vota dhe Mimi Kodheli që ndodhet e 21 në listë dhe ka arritur të marrë vetëm 2727 vota
Ndërkohë deri më tani kanë përfunduar me numërimin e votave për kandidatët 5 qarqe si Shkodra, Kukësi, Dibra, Korça dhe Gjirokastra.
18 emrat e parë të listës së parë në Tiranë:
Luljeta Bozo 3324 vota
Najada çomo 982 vota
Ervin Bushati 1675 vota
Ogerta Manastirliu 5107 vota
Arben Ahmetaj 5594 vota
Ulsi Manja 4768 vota
Etilda Gjonaj 4037 vota
Arben Pëllumbi 2177 vota
Elisa Spiropali 6361 vota
Belinda Balluku 11693 vota
Toni Gogu 1871 vota
Etjen Xhafaj 8044 vota
Ermonela Valikaj 1419 vota
Xhemal Qefalia 4430 vota
Fidel Ylli 1029 vota
Klotilda Bushka 2427 vota
Alqi Bllako 6350 vota
Eduard Shalsi 1641 vota
Ora 13:52 – Peleshi thyen herësin në Korçë, deputet edhe nëse s’do ishte në listë fituese
Partia Socialiste mori 6 mandate në Korçë, ndërsa demokratët u mjaftuan me 5. I pari më i votuar në këtë qark si për PD ashtu edhe për PS është pikërisht ish-ministri Niko Peleshi, i cili ka marrë deri më tani 10 702 vota nga 253 kuti votimi të numëruara.
Deri më tani kanë mbetur pa numëruar edhe 174 kuti votimi, megjithatë duket se Peleshi e ka thyer herësin pa mbaruar numërimi.
Peleshi e ka fituar mandatin për shkak se gjendet si nr.6 në listën e Korçës, megjithatë edhe nëse nuk do të ishte në listë fituese, me votat që ka marrë deri më tani kur nuk ka mbaruar ende numërimi, Peleshi do të ishte sërish deputet duke thyer herësin.
PS ka marrë një total prej 60 543 votash në Korçë me një mesatare prej 10 090 vota për mandat. Ish-ministri ka marrë më tepër vota se mesatarja e partisë për mandate.
Ora 12:37- Ethe në Shkodër, sa vota iu duhen Bardh Spahisë dhe Ilir Beqjës për të thyer herësin. Një tjetër demokrat në garë
Në Shkodër janë numëruar 204 nga 411 kuti votimi në lidhje me votat preferenciale. Nga socialistët nuk ka garë, pasi tre të parët e listës kryesojnë edhe me vota, ç’ka e bën thuajse të pamundur thyerjen e herësit nga pjesa e poshtme e listës, por situata paraqitet krejt ndryshe te demokratët, shkruan abcnews.al.
Kjo mund të sjellë edhe lënien jashtë listës fituese të Ilir Beqjes, i cili renditet si numri 4 në Shkodër, ndërkohë që PS mori 3 mandate aty. Beqja ka 1 877 vota deri më tani, ndërkohë që i duhet të marrë pak më shumë se 10 000 vota për të thyer herësin.
Por, situata paraqitet krejt ndryshe në kampin demokrat. PD mori 5 mandate në Shkodër duke lënë jashtë listës së fituesve ish-deputetin Bardh Spahia. Ky i fundit, i renditur si nr.7 në Shkodër, ka deri më tani 4 359 vota nominale. Spahisë i duhen pak më shumë se 9 400 vota për të thyer herësin në Shkodër duke rrezikuar Ramadan Likajn, i cili aktualisht ka 2 342 vota.
Në garë për të thyer herësin është edhe nr.6 i Shkodrës, Lodovik Hasani, i cili ka 3 505 vota. Edhe Hasanit i duhen pak më shumë se 9 400 vota totale për të thyer herësin.
Praktikisht, kur janë numëruar 204 kuti, Bardh Spahia duhet të nxjerrë edhe 5 042 vota për të thyer herësin, ndërsa Hasanit i duhen 5 896 vota.
Me këtë garë mes veti, Shkodra duket të jetë aktualisht qarku ku ka më tepër interes në lidhje me ecurinë e numërimit
Ora 12:03 – Kaloi edhe Taulant Ballën, kush është peqinasi që kryeson në Elbasan me vota personale
Në Elbasan janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit për votat preferenciale duke nxjerrë një panoramë interesante sa i përket mbështetjes që kandidatët kanë marrë nga qytetarët.
Ndërkohë që sipas KQZ janë numëruar 237 kuti nga 511 në total, në vend të parë në rang qarku renditet kandidati i PS-së, Saimir Hasalla, i cili mban numrin 5 në listën e kandidatëve të kësaj partie. Hasalla ka deri më tani 7 704 vota dhe ka kaluar gjithashtu edhe Taulant Ballën, i cili renditet i dyti me 7 033 vota.
Në vend të tretë renditet Dashnor Sula i PD-së, i cili ka marrë deri më tani 6 053 vota personale.
PS mori 8 mandate në qarkun e Elbasanit kundrejt 6 mandateve të demokratëve. Siç duket deri më tani, asnjëri prej kandidatëve të renditur poshtë listave fituese nuk ka gjasa të thyejë herësin, ç’ka do të thotë se fituesit pritet të jenë ata që kryetarët e partive kanë renditur në krye të listave.
Ora 11:48 – Zhgënjen Rudina Hajdari, merr një grusht votash dhe nuk renditet e para në Elbasan
Rudina Hajdari iu bashkua pak para nisjes së fushatës Nismws “Thurje” duke kandiduar në Elbasan, qark në të cilin tha se do të merrte një mbështetje të madhe pasi ishte larë edhe në Shkumbin dhe kishte kujtime nga kjo zonë.
Hajdari mbante numrin 1 në listën e “Thurjes” për Elbasanin dhe ishte emri më i njohur mes kandidatëve, por kjo nuk e ka ndihmuar që të marrë më shumë vota preferenciale, të paktën deri më tani kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive.
Hajdari renditet e dyta me 143 vota preferenciale në të gjithë qarkun, ndërkohë që në vend të parë është nr.3 i listës, Ervis Rama me 188 vota.
Ora 08:36 – Numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, kush kryeson mes socialistëve në qarkun e Tiranës
Pas përfundimit të numërimit të votave për subjektet politike këtë të mërkurë rinis sërish numërimi i votave për të gjithë kandidatët për deputet në parlament në qarqet e Shqipërisë.
Tirana është dhe qarku më i madh ku Partia Socialiste do të nxjerrë 18 deputete. Sipas të dhënave të KQZ deri më tani ku ka filluar numërimi i votave për kandidatët në disa qendra votimi ajo që vihet re është se në krye të listës si më e votuara është ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, me 2140.
Ora 08:34 – Supriza në Elbasan, kush kryeson me vota nga kandidatët e PS
Vijon numërimi i kutive të votimit për votat nominale. Në Elbasan Partia Socialiste ka siguruar tetë mandate, ndërsa Partia Demokratike gjashtë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, aktualisht kandidati më i votuar socialist është Saimir Hasalla. Ky i fundit renditet i pesti në listë dhe ka siguruar 6788 vota. Pas tij vjen Taulant Balla, i cili deri më tani ka siguruar 5541 vota.
Ora 06:33 – Pritjes i vjen fundi, mbyllet numërimi i votave në Tiranë, rezultati final sa mandate marrin PD, PS, LSI
Mbyllet numërimi i votave në të gjithë Shqipërinë për partitë. Kutitë e kryeqytetit ishin të fundit. Mëngjesin e ditës së mërkurë në orën 06:31 minuta KQZ njoftoi se ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit për partitë në qarkun e Tiranës, në total 1243. Në qarkun më të madh në vend që nxjerr 36 deputetë, PS ka fituar 226842 vota ose 48.67%, e përkthyer në 18 mandate.Partia Demokratike ka fituar 182335 vota, ose 39.12% e përkthyer në 15 mandate. Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e tretë me 27945 vota ose 6.00%, 2 mandate në parlamentin e ri. Surpriza Tom Doshi me PSD-në, 13273 vota ose 2.85%, një deputet.
Ora 05:10 – Kush janë 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë (Lista paraprake)
Në shtator do të betohen 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. PS do të ketë shumicën 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3. Me daljen e rezultateve në qarqe për partitë thuajse lista e atyre që do të shkojnë në Kuvend është konfiguruar, megjithatë zyrtarisht pritet numërimi i votave preferenciale nëse ndonjëri prej kandidatëve që është poshtë listës fituese do të thyejë hersin për sjellë rokadë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë. Megjithatë paraprakisht, bazuar vetëm te votat për partinë, Abcnews.al po ju sjell më poshtë listën potenciale të deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë. E theksojmë se lista nuk është finale, pasi pritet certifikimi i votave preferenciale.
Ora 01:37 – Gara mes kandidatëve në Lezhë, zbulohet sa vota mori risia e Bashës dhe kush rrezikon te PS
Lezha çon 7 deputetë në Kuvend. Në shtator do të jenë 4 nga PD dhe 3 nga PS, ndërsa LSI ngeli jashtë nga gara e 25 Prillit. Por cfarë po ndodh me votat e kandidatëve?
Kur janë numëruar 98 nga 249 qendra votimi te PD listën e të preferuarve e kryeson drejtuesi politik Mark Marku me 3309 vota, i ndjekur nga analisti Agron Gjekmarkaj me 1638.
Ora 01:17 – E pazakontë në Kukës! Njihuni me kandidaten që nuk e votoi as familja
Kukësi ka mbyllur procesin për zgjedhjet e 25 Prillit, pasi përpos fletëve të votimit për partinë i ka mbyllur edhe për kandidatët. Ky qark do të çojë në parlamentin e ri që do të konstituohet në shtator 3 deputetë, 2 PD dhe 1 PS.Nga PD fituan mandatin i pari i listës biznesmeni Flamur Hoxha dhe Isuf Çelaj, ndërsa nga PS Gerta Duraku. Gara ka rezervuar edhe befasi. Kandidatja Era Buçpapaj nga Nisma Thurje ka marrë vetëm një votë, praktikisht të sajën.
Ora 01:01 – Nard Ndoka befasia e madhe, del lista e kandidatëve më të votuar në Shkodër, PS, PD, LSI
Në Shkodër deri në mesnatë ka vijuar numërimi për kandidatët. Por si janë rezultatet? Nga socialistët vendin e parë e mban Benet Beci me 3586 vota, i ndjekur nga Sterkaj dhe më pas Ilir Beqja, i cili lë mbrapa Edona Bilalin. PD ka fituar 5 mandate në Shkodër, që do të thotë se nëse nuk thyhet hersi në parlament do të jenë; Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Ramadan Likaj, Greta Bardeli dhe Zef Hila. Zhgënjim është Nard Ndoka, që në listën u vendos i teti dhe që nga numri i fletëve të votimit për partitë mbeti jashtë, por edhe shpresa e fundit që mund të thyente hersin është shuar, pasi deri tani ka marrë 78 vota, më pak se të gjithë.
Ora 23:00 – PS përmirësohet në Kamëz, sa vota mori në krahasim me PD
Në bashkinë e Kamzës kanë votuar 54052 qytetarë, nga të cilët 2585 vota kanë dalë të pavlefshme ndërsa 51461 të vlefshme.
Ajo që vihet re në qytetin e Kamzës është një rritje e ndjeshme e votave për Partinë Socialiste. Bashkia e Kamzës njihet prej vitesh si një zonë me shumicë votash për Partinë Demokratike.
Megjithëse edhe këtë vit në Kamëz PD është udhëheqëse me vota, rezultati me PS është më i ngushtë se zgjedhjet e kaluara.
Konkretisht Partia Socialiste në Kamëz ka arritur që të marrë 19344 vota. Ndërkohë Partia Socialiste ka marrë 2564 vota.
Ndërsa LSI ka grumbulluar 3148 vota.
Ora 22:06- Siguruan 5 mandate, kush i kryeson votat e kandidatëve demokratë në Korçë
Partia Demokratike arriti të marrë 5 mandate në Korçë, ndërsa socialistët siguruan gjashtë. Pas numërimit të 427 qendrave të votimit ka nisur numërimi edhe i votave nominale të kandidatëve.
Demokratët prijnë me Bledjon Nallbati, i cili deri në këto momente ka marrë 3334 vota.
Pas tij vjen Andrea Mano, që ka siguruar 1727, ndërsa i treti për nga numri i votave në këtë qark renditet Ervin Salianji me 1575. Ndërkohë, drejtuesi politik i demokratëve në Korçë, Edmond Soaho ka marrë 1434 vota.
Në të dhënat e publikuara nga KQZ, deri më tani janë numëruar 118 qendra votimi nga 427 në total.
Ora 22:03 – Hapen kutitë e para në Elbasan, kush kryeson qytetin me vota personale
Janë numëruar 22 nga 223 kuti votimi sa i përket votave nominale që kanë marrë kandidatët respektivë në zgjedhjet e së dielës për qarkun e Elbasanit.
Siç pasqyrohet në rezultatet paraprake të KQZ-së, mes demokratëve për bashkinë e Elbasanit udhëheq Luçiano Boçi me 967 vota i ndjekur nga Flutura Açka me 512 vota, ndërsa Gazment Bardhi renditet i treti me 292 vota.
Sa i përket socialistëve, udhëheq Taulant Balla me 1 092 vota, i ndjekur nga Evis Kushi me 560 vota dhe në vend të tretë është Klevis Xhoxhi me 349 vota.
Ndërkohë, në rang qarku kryesojnë Saimir Hasalla nga PS me 5 051 vota dhe Dashnor Sula me 4 092 vota. Të dy ata janë kandidatë nga Peqini.
Ora 21:59 – Numërohen kutitë e para, kush udhëheq me vota nominale mes demokratëve në Tiranë
Ka filluar tashmë numërimi i votave edhe për kandidatët në qarkun e Tiranës duke nxjerrë rezultatet e para. Deri më tani janë numëruar 13 kuti ku mes demokratëve udhëheq me vota personale Belind Këlliçi me 361 vota, i ndjekur nga kryedemokrati Lulzim Basha me 163 vota. Në vend të tretë deri më tani, teksa numërohen kutitë e para, është Agron Shehaj me 135 vota.
Këto janë vetëm kutitë e para, ndërsa pritet që të numërohen edhe 1230 kuti të tjera për të patur një pasqyrë të saktë të mbështetjes që kanë kandidatët mes qytetarëve.
Ora-21:53 Dashnor Sula apo Saimir Hasalla, kush udhëheq me vota nominale në Peqin?
Në Peqin janë numëruar 22 nga 48 kutitë për votat e kandidatëve duke nxjerrë shënuar një garë të fortë mes Dashnor Sulajt të demokratëve dhe Saimir Hasallës së socialistëve. Të dy ata kanë marrë pjesën dërrmuese të votave preferenciale në kampet përkatëse, raporton abcnews.al.
Sicc raporton KQZ, Saimir Hasalla ka marrë 2 401 vota mes socialistëve , kurse Dashnor Sula ka marrë 2127 vota nga demokratët.
PS fitoi me 53 për qind në Peqin, kundrejt 42.78 për qind të votave që morën demokratët.
21:35 – E para mes socialistëve, kush është kandidatja më e fortë deri më tani në Tiranë
Edhe në qarkun e Tiranës ka nisur numërimi i votave për kandidatët e secilës parti. Në këtë qark , Partia Socialiste doli forcë e parë duke marrë 48.5% të votave.
Nga kutitë e numëruara deri më tani në qarkun e Tiranës, më së shumti vota ka grumbulluar ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku. Ndërkohë në Balluku deri më tani ka marrë 739 vota.
Ndërkohë pas saj vjen ish ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili ka marrë deri më tani 534. Kujtojmë se Xhafaj ishte i pari në njësinë nr.10 në tiranë ku u bë edhe votimi elektronik.
Ora- 16:57 – Mbaron numërimi për kandidatët në Belsh, kush kryeson mes socialistëve dhe demokratëve
Ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët në bashkinë e Belshit. Sipas KQZ-së, nga socialistët në këtë bashki kanë marrë më shumë vota Tualant Balla dhe Luan Duzha.
Balla ka marrë 1 194 vota, kurse Duzha, 884.
Sa i përket demokratëve, i pari është Dashnor Sula me 1 683 vota, i ndjekur nga Luaçiano Boçi me 372 vota.
Ora- 16:57- A është Edi Rama socialisti më i votuar në Vlorë
Teksa ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar nga qarku i Vlorës, pasi është rikthyer vonë se nuk korrespondojnë të dhënat në KZAZ me numërimin në KQZ, socialistët kryesojnë me 59023 vota.
Mirëpo, kurioziteti i madh është më shumë brenda partisë, pasi për këtë qark kandidon edhe kryeministri Edi Rama.
Nga rezultatet e deritanishme vihet re që PS ka fituar 8 mandate dhe më i votuari me 2300 vota është vetë Rama. Ai ndiqet nga drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri me 1327 vota.
Kujtojmë që ky i fundit përmes një deklarate të bërë ditën e sotme u shpreh se Rama do të vazhdojë të jetë deputet në Vlorë për shkak të besimit të madh që i kanë dhënë votuesit dhe nuk do të zhvendoset në Durrës.
Ora – 16:55 – Dha dorëheqjen nga mandati, sa vota ka marrë Tom Doshi në listat e kandidatëve të Shkodrës
Tom Doshi, kreu i partisë Social-Demokrate hoqi dorë nga mandati para publikimit të rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Megjithatë deri më tani Tom Doshi rezulton të ketë marrë 588 vota në bashkinë e Shkodrës ku kandidonte i pari në listat e partisë së tij.
Në raport me kandidatët e partive të tjera, deri tani Doshi renditet i gjashti pas kandidatëve demokratë dhe socialist në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë në Tiranë, në disa zona procesi i numërimit të kandidatëve ka nisur me vonë se në qarqe për shkak se në disa KZAZ vijon përllogaritja e mandateve për parti politike.
Doshi u dorëhoq nga mandati i deputetit por theksoi se do vazhdojë të qëndrojë në krye të PSD-së. Pak orë nga dorëheqja , Doshi deklaroi se është i gatshëm për koalicion me Ramën por me Bashën kurrë. Kandidimi i tij në zgjedhjet e 25 Prillit solli mjaft reagime të forta nga ana e ambasadës amerikane, pasi DASH e ka shpallur atë person non-grata.
Çfarë ndodh me mandatin e Tom Doshit pas dorëheqjes
Gazetarja Esiona Konomi raporton për ABC se sipas kodit zgjedhor, mandati i tij i kalon emrit të parë dhe të dytë në listë. Nga ana tjetër mes kandidatëve të PSD-së ka një marrëveshje që mandati i tij do i kalojë atij kandidati që ka qoftë edhe një votë më shumë në raport me rivalët e tij. Megjithatë kjo pikë nuk ka fuqi juridike, dhe vendimi do duhet të merret sipas kodit zgjedhor.
Ora- 16:52 – Nuk ka surpriza në Korçë, ministrat e Ramës kryesojnë votat e kandidatëve
Në qarkun e Korçës janë ndarë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike mandatet e deputetëve. PS ka dal fituese në këtë qark me 6 mandate dhe PD një më pak, 5 deputetë.
Ndërkohë, sot ka nisur numërimi edhe i votave preferenciale në kuti. Nga numërimi i deritanishëm duket se në PS nuk ka surpriza. Dy ministrat e qeverisë janë më të votuarit.
Kështu, kryeson Olta Xhaçka me 2869 vota, e cila ndiqet nga Niko Peleshi me 1234 vota. Deri më tani janë numëruar 61 qendra votimi nga 427 në total.
Ora-16:40 – Vijon numërimi, kush është kandidati më i votuar i PS në Berat
Partia Socialiste ka siguruar 5 mandate në Qarkun e Beratit në krahasim me demokratët që kanë marrë vetëm 2 mandate. Pas përfundimit të kutive të votimit në 277 qendra votimi, ka nisur tashmë dhe numërimi i votave të kandidatëve të secilës parti.
Nga të dhënat e KQZ-së, deri më tani në radhët e PS-së më i votuari rezulton Blendi Klosi, me 3 768 vota, ndjekur më pas nga Nasip Naço me 1 445 vota. Fadil Nasufi ka marrë deri më tani 468 vota ndërsa pas tij për numër votash vjen Hatixhe Konomi. Deri më tani janë numëruar kutitë nga 58 qendra votimi.
Ora – 16:39- E para në qarkun e Fierit, kush është socialistja me më shumë vota që lë pas Erion Braçen
Teksa procesi i numërimit të kutive në qarkun e Fierit është në vazhdimësi, vihet re që Partia Socialiste kryeson me 91572 vota, që deri tani konvertohet në 9 mandate.
Mirëpo, ajo çfarë tërheq më shumë vemendjen është se kandidati që ka marrë më shumë vota është femër dhe bëhet fjalë për Lindita Buxhelin. Ajo ka siguruar 787 vota duke lënë pas zëvendës kryeministrin Erion Braçe me 457 vota.
Ndërsa Partia Demokratike në qarkun e Fierit ka marrë 64680 vota dhe ndiqet nga LSI me 64680 vota.
Ora – 16:38 – Surprizë në listën e demokratëve të Fierit, Luan Baçi pakicë votash, e lë pas Kapllanaj
Demokratët e qarkut të Fierit kanë pasur surpriza sa i përket numrit të votave për kandidatë. Shumicë votash deri tani në këtë qark ka Agron Kapllanaj i cili më herët ka mbajtur postin e kryetarit të bashkisë së Mallakastrës.
Deri më tani ai ka arritur të sigurojë 812 vota dhe ndiqet nga Saimir Korreshi me 749 vota dhe Edmond Çepele me 499 vota.
Ajo që bie në sy në listat e demokratëve të Fierit, është renditja e deritanishme e listës së demokratëve të Fierit, është kryetari i PD në Fier Luan Baçi i cili numëron vetëm 73 vota.
Ora- 16:35 – Nuk morën asnjë mandat, kush janë kandidatët më të votuar të LSI në Elbasan
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk arriti të sigurojë asnjë mandat në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 prillit. Mandatet e Elbasanit u ndanë mes socialistëve dhe demokratëve, duke marrë 8 PS dhe 6 PD.
Ndërkohë pas numërimit të 511 qendrave të votimit ka nisur gjithashtu edhe numërimi i votave të kandidatëve për subjekte zgjedhore.
Deri më tani nga LSI kandidati me më shumë vota është Vladimir Muka me 339 vota, i cili renditet i treti në listë. Pas tij vjen Sokol Skura me 165 vota, ndjekur nga Ermir Gjinishi me 147 vota.
Ora – 16:33- Kush është socialistja që ka marrë rekord votash në Dibër
Pas numërimit të votave për partitë, tashmë ka nisur numërimi i votave për secilin kandidat sipas qarqeve. Ajo që vihet re në qarkun e Dibrës është se deri më tani kandidatja e Partisë Socialiste Aurora Mara ka marrë rekord votash.
Konkretisht nga 34 kuti të numëruara, deri më tani Aurora Mara ka marrë 4 226 vota. Kujtojmë se Mara më parë ishte pjesë e LSI por në këto zgjedhje iu bashkua forcës së socialistëve. Ndërkohë në Dibër deri më tani vendin e dytë e mbar Lavdrim Krrashi me 191 vota.
Ora – 16:26 – Surpriza me kandidatët e PD në Elbasan, kush janë më të votuarit
Partia Demokratike ka marrë 6 mandate në Elbasan, duke u mundur nga socialistët të cilët siguruan gjashtë të tillë. Pas numërimit të kutive të votimit për partitë në 511 qendra votimi në total, ka nisur gjithashtu edhe numërimi i votave të kandidatëve për secilën parti.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, në Partinë Demokratike kryeson, Fadil Merzheku, i cili ka siguruar 2690 vota deri tani, ndërkohë që është i 11 në listë. Pas tij renditet Dashnor Sula me 2542 vota, ndjekur nga Luçiano Boçi me 1222.
Deri më tani janë numëruar 112 qendra votimi nga 511 në total për votat preferenciale ndaj kandidatëve.
Ora – 16:19 – Morën 8 mandate, kush janë kandidatët e PS më të votuar në Elbasan
Partia Socialiste ka dalë fitues në qarkun e Elbasanit. Socialistët prijnë me 8 mandate, ndërsa Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 6 mandate.
Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka siguruar asnjë mandat në këto zgjedhje. Pas numërimit të kutive të votimit për partitë në 511 qendra votimi në total, ka nisur gjithashtu edhe numërimi i votave të kandidatëve për secilën parti.
Kështu ka filluar edhe “sfida e heshtur” mes kandidatëve për të kaluar herësin. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në këto momente kandidati më i votuar nga PS për qarkun e Elbasanit është Besion Ajazi. Ky i fundit është i treti në listë dhe ka siguruar 4836 vota. Pas tij renditet Taulant Balla me 2838 vota, ndjekur nga Saimir Hasalla me 2223.
Ora- 16:26 – Surpriza me kandidatët e PD në Elbasan, kush janë më të votuarit
Partia Demokratike ka marrë 6 mandate në Elbasan, duke u mundur nga socialistët të cilët siguruan gjashtë të tillë. Pas numërimit të kutive të votimit për partitë në 511 qendra votimi në total, ka nisur gjithashtu edhe numërimi i votave të kandidatëve për secilën parti.
Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, në Partinë Demokratike kryeson, Fadil Merzheku, i cili ka siguruar 2690 vota deri tani, ndërkohë që është i 11 në listë. Pas tij renditet Dashnor Sula me 2542 vota, ndjekur nga Luçiano Boçi me 1222.
Deri më tani janë numëruar 112 qendra votimi nga 511 në total për votat preferenciale ndaj kandidatëve.
Ora – 16:25 – U martua të dielën, ish-gazetari që kandidon për deputet në Elbasan me shumicë votash, lë pas edhe Ballën
Besion Ajazi është kandidati surprizë në listat e socialistëve në Elbasan. Nga procesi i deritanishëm i numërimit të votave për kandidatë, Ajazi kryeson me një shumicë dërrmuese votash duke lënë pas edhe kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla dhe figura të tjera të socialistëve.
Konkretisht Ajazi deri tani ka marrë 4836 vota, ndërsa Balla numëron 2838 vota.
Kush është Ajazi?
Ai ka qenë më herët gazetar në një televizion në Shqipëri. Më pas u angazhua me socialistët për disa vite dhe kandidonte për herë të dytë për mandat deputeti. Të dielën e zgjedhjeve të 25 Prillit, ai kurorëzoi dashurinë në martesë me partneren e tij. /abcnews.al/