Fidel Ylli dhe Ervin Bushati do të mbeten jashtë kuvendit në këtë mandat qeverisës pasi Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi thyen herësi duke marrë mbi 10 mijë vota.
Deri më tani Fidel Ylli është kandidati më pak i votuar mes emrave në listën preferenciale, ndërkohë pas tij renditet kreu i socialistëve të Tiranës, Ervin Bushati.
Xhafaj ishte i pari që theu herësin duke arritur të marrë automatikisht një mandat edhe pse ishte renditur i 23-ti në listë.
Ndërkohë që surpriza gjatë orëve të natës ishte djali ish deputetit të PDIU, Ornaldo Rakipi./mv.abcnews.al