Banka Botërore, në raportin e fundit ekonomik për rajon, në seksionin e Shqipërisë thekson se vendi u godit rëndë, fillimisht nga tërmeti i Nëntorit 2019 dhe më pas nga pandemia COVID-19.
Me tkurrjen e shpejtë të turizmit dhe shërbimeve, PBB-ja u zvogëlua me rreth 3.3 për qind. Por, banka vlerëson se rindërtimi dhe stimujt e lidhur me COVID-19 ndikuan në zbutjen e tronditjeve, por hapësira fiskale u ngushtua. Rindërtimi pritet të jetë shtylla kryesore e rimëkëmbjes ekonomike në vitin 2021, duke u ndihmuar nga një rritje e lehtë e kërkesës private për shkak të kufizimeve të vazhdueshme në udhëtim.
Por, Banka Vlerëson se pas vitit 2021, hapësira e kufizuar fiskale ka të ngjarë të çojë në pakësim të shpenzimeve qeveritare. Situata fiskale mund të përkeqësohet nëse mbledhja e të ardhurave nuk rritet. Në këtë rast, qeverisë mund t’i duhet të ulë shpenzimet kapitale për të mbajtur nën kontroll raportin e borxhit ndaj PBB-së.
Konsumi privat dhe vendimet për investime u shtynë për shkak të pasigurisë në lidhje me përfundimin e krizës dhe rritjes së numrit të infektimeve në mënyrë 1Nuk përfshin mospërputhjen statistikore. graduale gjatë vitit. Investimet u tkurrën me 1.8 për qind në vitin 2020, ndërsa konsumi privat ra me 2.4 për qind1. Ulja e numrit të porosive për prodhimin e veshjeve çoi në një rënie të eksportit të mallrave prej 6.7 për qind, ndërsa vizitat turistike ranë me 60 për qind. Kontributi i eksporteve neto në rritjen ekonomike ishte pozitiv me 0.5 pikë për qindjeje (pp), për shkak se importet u tkurrën më shumë sesa eksportet në përgjigje të rënies së kërkesës private.
Pavarësisht problemeve strukturore, treguesit e tregut të punës u korrigjuan relativisht shpejt me rihapjen e ekonomisë pas mbylljes fillestare. Në verë, punësimi nisi të rikuperohej për shkak se një pjesë e humbjeve të vendeve të punës në sektorin e prodhimit u thithën nga sektorët e turizmit dhe ndërtimit.
Rritja e shpenzimeve sociale dhe rindërtimi pas tërmetit zbutën ndikimin e pandemisë në varfëri. Disa nga masat e prezantuara nga autoritetet shqiptare ishin subvencionimi i pagave, rritja e shpenzimeve për përkrahje sociale dhe miratimi i dy garancive shtetërore për kreditë e dhëna nga bankat e nivelit të dytë për të lehtësuar pagesat e pagave dhe për të siguruar fondet e nevojshme për kapital qarkullues dhe investime për bizneset. Shpenzimet publike u rritën në 33.2 për qind të PBB-së. Për t’iu ardhur në ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, qeveria miratoi shtyrjen afatit të pagesës së taksave dhe përjashtime të reja nga TVSH-ja. Të ardhurat totale publike ranë në 26.5 për qind të PBB-së, pavarësisht granteve për financimin e rindërtimit. Rritja e deficitit fiskal dhe zgjatja e garancive shtetërore post-COVID për sektorin privat bëri që borxhi publik të rritej në 77.4 për qind të PBB-së. Ndonëse rregulli fiskal përmban detyrimin për uljen e përvitshme të borxhit në raport me PBB-në derisa ai të arrijë në 45 për qind të PBB-së, borxhi i Shqipërisë u rrit për herë të parë që nga viti 2017. Rregulli fiskal përfshin një klauzolë për rrethanat e jashtëzakonshme, e cila u aplikua në 2020.
Inflacioni ka qëndruar nën kufirin e synuar, megjithëse pas izolimit ai filloi të reflektojë kosto më të larta në transport dhe prodhim. Inflacioni mesatar arriti 1.6 për qind në vitin 2020, kryesisht për shkak të ndërprerjeve në zinxhirin e furnizimit gjatë periudhës së izolimit. Kontribuuesi më i madh në inflacion kanë qenë çmimet e ushqimeve. Megjithatë, me heqjen e disa masave kufizuese në maj, këto efekte filluan të zbuten.
Me një inflacion në nivele të ulëta, politika monetare ishte akomoduese: Banka e Shqipërisë (BSH) uli normën e politikës monetare dhe injektoi likuiditet në sistemin bankar. Si kundërpërgjigje ndaj goditjes së COVID-19 në ekonomi, BSH uli sërish normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, duke arritur një minimum të ri historik prej 0.5 për qind. Përvec kësaj, ajo hoqi tavanin për kreditë afatshkurtra nga banka qendrore me qëllim mbështetjen e amortizatorëve të likuiditetit në sistemin bankar. Gjithashtu u prezantuan instrumente makroprudenciale, të tilla si zvogëlimi i kërkesës së kapitalit për letrat me vlerë të qeverisë në valutë të huaj, me qëllimin për të ndihmuar bankat të financojnë huamarrjen e qeverisë në valutë të huaj; pasi në tregun e brendshëm ka likuiditet të bollshëm në valutë të huaj.
Kursi i këmbimit vijon të jetë fleksibël, gjë e cila i jep mundësi Shqipërisë të asimilojë goditjet e jashtme.Deri në fund të vitit 2020, monedha vendase ishte mbiçmuar me 1.3 për qind ndaj euros. Sektori bankar, i cili është i mirëkapitalizuar dhe likuid, ka ndihmuar në amortizimin e efekteve të krizës. Kredia për sektorin privat u rrit me 6.7 për qind në fund të 2020, mbështetur nga skemat e garantimit të kredive lidhur me situatën COVID dhe kostot e ulëta të financimit. Në përgjigje të pandemisë, BSH ndërmori masa të tilla lehtësuese si moratoriumet, ristrukturimi dhe klasifikimi i kredive, disa prej të cilave do të vazhdojnë deri në pranverën e vitit 2021. Efektet e krizës mbi cilësinë e portofolit të kredive pritet të qartësohen edhe më shumë në gjysmën e dytë të vitit 2021, me një rritje të mundshme të kredive me probleme.
Deficiti i llogarisë korente u rrit në 8.9 për qind të PBB-së në vitin 2020 ndërsa deficiti tregtar në terma nominalë u zgjerua. Remitancat vijuan të hyjnë në vend, pavarësisht krizës në vendet e BE-së ku jetojnë emigrantët. Pakësimi i fluksit të turistëve, ulja e porosive të përpunimit të tekstileve si dhe ulja e çmimeve të naftës çoi në rënie të eksporteve me 28.6 për qind në terma vjetorë. Investimet e huaja direkte (IHD) dhe huamarrja e qeverisë në nivele të konsiderueshme, përfshirë financimet komerciale dhe nga institucionet financiare ndërkombëtare, financuan llogarinë korente ndërsa IHD-të ranë në 6.9 për qind të PBB-së.
Zhvillimet e Fundit Ekonomike
Rritja ekonomike u tkurr me 3.3 për qind në vitin 2020.Pandemia COVID-19 i shkaktoi një dëm të madh një ekonomie tashmë të shkatërruar nga tërmeti i vitit 2019. Megjithatë, tronditja ndaj themeleve të ekonomisë dhe rritjes ekonomike ishte dukshëm më e vogël nga sa u mendua fillimisht. Mbyllja e sektorëve kyç në tremujorin e dytë (T2) shkaktoi një rënie të madhe të ekonomisë me10.6për qind. Sektorët e parë që u goditën nga pandemia ishin udhëtimi dhe turizmi, dhe kufizimet zyrtare së bashku me ndryshimin e sjelljes pas COVID ndikuan si në ofertë ashtu edhe në kërkesë. Duke pasur parasysh strukturën e ekonomisë, rënia e shitjeve, dhe fitimeve, pati një efekt disproporcional mbi ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Në verë, me heqjen e masave të distancimit social, aktiviteti ekonomik filloi rimëkëmbjen dhe turistët vendas kompensuan pjesërisht rënien drastike të turistëve të huaj. Ndërsa në T3 rënia ekonomike ishte 2.8për qind, procesi i rindërtimit pas tërmetit ndikoi në zvogëlimin e efekteve të pandemisë; në T4 rritja e ndërtimit çoi në një rritje ekonomike prej 3 për qind (v-m-v).
Perspektiva Ekonomike dhe Rreziqet
Në rast se do të duhen disa vite deri në përfundim të procesit të vaksinimit në të gjithë botën, ka të ngjarë që turizmi dhe udhëtimet të mbeten të kufizuara. Në këtë rast, PBB-ja në vitin 2021 do të rritet me rreth 4.4 për qind si rezultat i rimëkëmbjes së eksporteve, konsumit dhe investimeve. Sektori i shërbimeve, i udhëhequr nga turizmi, dhe ndërtimi pritet të jenë nxitësit kryesor të rimëkëmbjes, pjesërisht falë investimeve në procesin e rindërtimit, siç ka ndodhur pas katastrofave të ngjashme natyrore në ekonomitë në zhvillim. Në vitet e ardhshme, rritja do të varet gjithnjë e më shumë nga konsumi privat, duke mbështetur përpjekjet e rindërtimit. Investimet private do të kontribuojnë në rritje për sa kohë që qeveria do të vijojë reformat për përmirësimin e klimës së biznesit dhe do të rritet aksesi i biznesit në financa. Pas vitit 2021, hapësira e kufizuar fiskale ka të ngjarë të çojë në pakësim të shpenzimeve qeveritare. Situata fiskale mund të përkeqësohet nëse mbledhja e të ardhurave nuk rritet. Në këtë rast, qeverisë mund t’i duhet të ulë shpenzimet kapitale për të mbajtur nën kontroll raportin e borxhit ndaj PBB-së.
Deficiti i llogarisë korente pritet të ngushtohet në 7.7 për qind të PBB-së në 2021 duke u ulur më tej në 6.4 për qind, në linjë me trendin e periudhës para krizës dhe nxitur nga përmirësimet e parashikuara në bilancin tregtar. Eksportet e shërbimeve, veçanërisht turizmi dhe operacionet e procesit të biznesit me zgjerim të shpejtë, duhet të çojnë në ngushtim të deficitit tregtar në periudhë afatmesme. Rritja e importit në 2021 do të jetë e lartë në 15,8 për qind si rezultat i përshpejtimit të investimeve në infrastrukturë. Me rigjallërimin e aktivitetit ekonomik, të ardhurat parashikohet të rriten në 27.6 për qind të PBB-së gjatë periudhës 2021-22.Në 2021, parashikohet një ulje e lehtë e borxhit publik të Shqipërisë, në 77.3 për qind të PBB-së. Perspektiva e punësimit varet së tepërmi nga rimëkëmbja e sektorëve të shërbimeve dhe nga rindërtimi, ku vendet e punës janë kryesisht me pagë të ulët dhe të ekspozuar ndaj pasigurisë ekonomike, thuhet në raportin e Bankës Botërore.