Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Agjencia Shtetërore e Lajmeve: Irani ka refuzuar të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me SHBA

schedule20:56 - 19 Prill, 2026

schedule 20:56 - 19 Prill, 2026

Irani ka refuzuar të marrë pjesë në raundin e dytë të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, duke akuzuar Uashingtonin për “kërkesa të tepruara, pritshmëri jorealiste dhe ndryshime të vazhdueshme qëndrimesh”.

Sipas raportimeve, Teherani ka justifikuar mungesën në negociata edhe me tensionet e shtuara lidhur me bllokadën detare dhe situatën në rajon, ndërsa SHBA kishte paralajmëruar më herët një raund të ri bisedimesh mes dy vendeve.

Deklaratat vijnë në një moment kur një armëpushim i përkohshëm mes dy palëve është drejt përfundimit, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar pasoja të rënda nëse nuk arrihet një marrëveshje, duke rritur më tej tensionet mes palëve.   / abcnews.al /



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!