Afrim Bilali, një emër i madh dhe i njohur në basketbollin shqiptar, ka pranuar ofertën e Vllaznisë. Bilali ka zbarkuar në Shkodër dhe do të nisë nga puna në krye të skuadrës.
“Ndërkohë që po bëhen të gjitha përpjekjet për grumbullimin e skuadrës pranë një palestre sportive jashtë qytetit, Klubi i Basketbollit Vllaznia ka prezantuar, pranë skuadrës, trajnerin e kombëtares kuqezi, Afrim Bilali, me besimin e plotë në arritjen e objektivave në kampionatin kombëtar të basketbollit”, njofton klubi i Vllaznisë. /abcnews.al