Ahmetaj: Reformat e qeverisë i vlerësoi BB dhe investitorët e huaj

schedule13:41 - 5 Tetor, 2018

schedule 13:41 - 5 Tetor, 2018

Një ditë pasi Banka Botërore rishikoi me rritje projeksionin për ekonominë shqiptare ministri i Financave dhe Ekonomisë e cilësoi këtë një vlerësim për reformat e qeverisë.  Ministri Ahmetaj në një bashkëbisedim me gazetarët u shpreh për rënie të papunësisë, ndërsa deklaroi disa prej parashikimeve të paketës fiskale.

Rreth 15 mijë e 400 të punësuar vitin që vjen do të përfitojnë nga ndryshimet që do t’i bëhen ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj e bëri të ditur në një bashkëbisedim me gazetarët.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë gjithashtu paralajmëroi rritje pagash për infermierët, mjekët, arsimtareët e ushtarakët, ndërkohe që 33 milionë dollarë nga buxheti i shtetit do të lëvrohen për pensionistët dhe familjet në nevojë. Ndërsa papunësia tha ministri Ahmetaj ka njohur nivelin më të ulët historik.

Megjithëkëtë varfëria vijon të mbetet problem i shoqërisë shqiptare, përballja me të cilën sipas Ministrit të Ekonomisë dhe Financave kërkon angazhimin e të gjitha palëve politike.

Ministri i Ekonomisë dhe Financave cilësoi lajm të mirë që Banka Botërore rishikoi me rritje projeksionin për ekonominë, ndërsa tha se një vlerësim tjetër për reformat e ndërmarra është edhe besimi i investitorëve të huaj.

Ministri Ahmetaj tha se efektet pozitive nga emetimi i Eurobondit janë e pakta 35.7 milionë euro për shtatë vite nga rifinanimi i borxhit ekzsitues. /abcnews.al