Hëna do të jetë pak “rozë”. Supermena e kësaj jave është quajtur hëna “rozë” për shkak të kohës së saj afër sezonit të lulëzimit të luleve. Hëna e plotë është plotësisht e dukshme nga Toka dhe mund të shihet në orën 5.31 të mëngjesit të 27 prillit.
Astrologu Richard Nolle shpiku këtë term në 1979 dhe përdoret për t’ju referuar një hëne të re ose të plotë që është më afër Tokës. Këto fenomene janë hënat më të mëdha dhe më të ndritshme të plota për vitin.
Ekziston një tjetër super hënë që vjen këtë vit në 26 maj. Pritet të duket më e madhe dhe të shkëlqejë më shumë se hëna e Prillit, sipas parashikuesve. /abcnews.al