Johnson: Shqiptarët e serbët të jenë të sigurt se SHBA interesohet për dialogun

schedule11:08 - 5 Tetor, 2018

schedule 11:08 - 5 Tetor, 2018

Administrata amerikane e presidentit Donald Tramp është e interesuar dhe mbështet arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë. Deklarata është bërë nga senatori republican Ronald Xhonson, i cili shtoi se kjo marrëveshje do të siguronte paqen në Ballkan.

Senatori amerikan, Ronald Xhonson për Uiskonsin nga rradhët e republikanëve është shprehur se kreu i shtëpisë së Bardhë Donald Tramp, është i interesuar që të zgjidhë problemin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai theksoi se njerëzit në Kosovë dhe Serbi duhet të jenë të sigurt se administrata amerikane është e fokusuar në këtë problem dhe e dinë rëndësinë e paqes në Ballkan.

Xhonson shtoi se administrata amerikane është e interesuar për këtë cështje. Ai ka udhëtuar tre herë në Ballkan, i nxitur nga asistenti i sekretarit të Shtetit, Uess Mitcell. Ai tha se serbët dhe shqiptarët duhet të jenë të sigurt se administrate e presidentit Tramp është e interesuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

Xhonson përsëriti se shtetet e bashkuara të amerikës nuk kanë vija të kuqe kur flitet për arritjen e një marrëveshjeje për të cilën liderët e të dy vendeve do të bien dakord.

Senatori republikan tha se administrate amerikane dëshiron të bëjë gjithçka që të inkurajojë presidentin Vuçiç dhe zyrtarët nga Prishtina në arritjen e një zgjidhjeje afatgjatë të problemeve, dhe të arrijnë një marrëveshje e cila do të siguronte paqe në Ballkan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!