Moti i keq në Durrës dhe në Vlorë, pezullohet lundrimi

schedule09:36 - 7 Nëntor, 2017

schedule 09:36 - 7 Nëntor, 2017

Në Vlorë dhe në Durrës është pezulluar lundrimi detar për shkak të motit të keq. Sipas informacioneve, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është nisur nga porti italian për shkak të dallgëve të forta. Sipas kapitenerise në  det të hapur ato arrijnë deri në 7 ballë, ndërkohë për nisjen e punës në port do të ketë një njoftim të dytë nga autoritetit portual Vlorë. Edhe në Durrës është pezulluar puna në Port për anijet e tonazhit të ulët dhe të mesëm dhe për anijet e peshkimit./abc news

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!