Dy karburante janë grabitur në autostradën Vlorë-Fier pranë Novoselës nga një person i maskuar dhe i armatosur. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa në pranga është vënë autori i dyshuar Mariglen Miftaraj 27 vjeç, nga Berati, një person me precedent të mërpashëm penal në fushën e vjedhjeve. Mësohet se autori në dy pikat e karburantit ka grabitur një shumë prej 27 mijë lekësh. policia sqaron se autori u kap i fshehur nëpër shkurre midis fshatrave Aliban-Akërni. Pas arrestitmit autorit iu sekuestruan Armë zjarri automatik, një kapuc dhe sasia e parave të grabitura.
Njoftimi i Policisë Vlorë
Kapet në kohë rekord autori i grabitjes me armë !
Në lidhje ma ngjarjen e mëngjesit ku rreth orës 05:53, në mbikalimin e Novoselës një person i maskuar me kapuç në kokë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit – Automatik, ka marrë me forcë një sasi parash prej 24.000 lekë të rinj dhe është larguar.
Menjëherë shërbimet e policisë me marrjen e njoftimit janë shpërndarë në terren, duke kontrolluar jo vetëm akset rrugore por edhe krehjen e zonës përreth derisa ranë në gjurmët e autorit dhe bënë të mundur kapjen e tij brenda një kohë shume të shkurtër.
I fshehur nëpër shkurre midis fshatrave Aliban-Akërni, kapet dhe arrestohet në flagrancë autori i ngjarjes, shtetasi:
Mariglen Miftaraj, 27 vjeç, banues në fshatin Plashnik, Berat.
Nga hetimet intensive të kryera, u bë zbulimi dhe dokumentimi i një ngjarje tjetër, konkretisht ky shtetas para se të kryente grabitjen në fjalë, rreth orës 00:40 të mëngjesit të sotëm, në të njëjtat kushte ka vjedhur edhe një karburant tjetër brenda Novoselës në pronësi të shtetasit Y.B, ky dyshohet se ka marrë një sasi parash prej 3.000 lekë të rinj.
Kapja e tij në flagrancë është shoqëruar edhe me sekuestrimin e materialeve si më poshtë:
– Armë zjarri Automatik – Kallashnikov
– Kapuçi, që përdori për maskim
– Një sasi parash prej 27.000 lekë të rinj dhe 150 Euro.
Kryhen veprimet e tjera proçeduriale në lidhje me ngjarjen. /abcnews.al