“Na kërcënojnë me vdekje çdo ditë, boll më”, denoncon djali i Pirlos

schedule14:37 - 26 Prill, 2021

schedule 14:37 - 26 Prill, 2021

Andrea Pirlo po kalon një moment shumë të vështirë te Juventusi. Ish-mesfushori i madh italian po provon aventurën e parë si trajner, që deri tani ka qenë negative. Mungesë loje, oshilacione në rezultate dhe jashtë Champions League e garës për titull.

Kampionët në fuqi të Italisë po luftojnë për të mbyllur sezonin në katërshen e parë, ndërsa tifozët nuk janë kursyer aspak ndaj trajnerit të skuadrës së zemrës. Djali i Pirlos, 17-vjeçari Nicolo, me anë të një postimi në rrjetet sociale, zbulon kërcënimet e marra nga tifozët e trishtuar.

Duhet të vdesësh bashkë me babanë tënd“, është një nga mesazhet që ka marrë adoleshenti, i cili thekson se e merr çdo ditë këtë lloj kërcënimi. “Nuk jam një tip që gjykon të tjerët, nuk më pëlqen ta bëj, pasi çdokush ka të drejtë të shprehë mendimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NICOLÓ PIRLO (@nickpirlo_10)

Jam i pari që e përdor këtë të drejtë, nuk do doja kurrë që dikush të më hiqte lirinë e fjalës. Prindërit më kanë mësuar të kem idetë e mia dhe të dëgjoj të tjerët, por besoj se ekziston një limit, që ka kohë që është tejkaluar. Jam 17 vjeç dhe nuk ka ditë që nuk marr mesazhe të tilla.

Jo sepse bëj ndonjë gabim, por thjesht prej faktit që jam djali i një trajneri. Ky mund të jetë ‘faji’ im i vetëm dhe shkaku pse marr çdo ditë kërcënime me jetë. Unë ju kërkoj të vendosni veten në vendin tim dhe pyesni veten se si do të ndiheni“, përfundon postimi i adoleshentit në “Instagram”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!