Biden po çrrenjos me forcë fantazmën e Bin Laden nga politika e jashtme amerikane

schedule11:59 - 26 Prill, 2021

schedule 11:59 - 26 Prill, 2021

Nga David Schanzer, The Hill

Dhjetë vite më parë, më 1 maj, Osama bin Laden u vra në Pakistan, nga marina amerikane e cila  e qëlloi në kokë dhe e hodhi trupin e tij në Oqeanin Indian. Sidoqoftë, shpirti i bin Laden dhe mënyra se si ai organizoi sulmet e 11 shtatorit kundër Amerikës, kanë pllakosur politikën e sigurisë kombëtare të SHBA.

Tani,që Biden ka urdhëruar tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, fantazma e bin Laden dhe frika në rritje e terrorizmit është zhdukur . Për të qenë të qartë, nuk ka dyshim se sulmi shkatërrues ndaj Amerikës gati 20 vite më parë garantoi një përgjigje të fortë dhe të menjëhershme. Presidenti Bush me të drejtë kërkoi që Talibanët të dorëzojnë bin Laden dhe bandën e tij të terroristëve në Shtetet e Bashkuara.

Kur ata refuzuan, Bush urdhëroi përmbysjen e   Talibanëve dhe privoi  al Kaedës nga të qenit i sigurt në Afganistan. Edhe pse këto objektiva u arritën shpejt dhe me vendosmëri, hija e tepërt e bin Laden u shfaq dhe shtrembëroi politikën e jashtme amerikane pas 9/11.

Administrata e Bush e bindi veten për një lidhje inekzistente midis Saddam Hussein dhe bin Laden dhe vendosi që antidoti i ideologjisë nihiliste dhe autoritare të bin Laden ishte të sillte demokracinë në Lindjen e Mesme.

Tani, 18 vite pas pushtimit, Iraku është një shtet me kryengritje të shumta dhe thellësisht i ndikuar nga Irani – protagonisti kryesor në rajon. Qëllimi  kryesor i Amerikës ka qenë të parandalojë al Kaidën dhe grupe të ngjashme që të përdorin Afganistanin për të planifikuar dhe nisur sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Sidoqoftë,  për të arritur këtë qëllim, Amerika  duhej të mposhte  Talibanët.

Për këtë vendit i është dashur të  ndërtojë një qeveri të tërë, ushtri, forcë policie dhe ekonomi nga e para, dhe të kapërcejë rivalitetet historike fisnore, efektet e dekadave të luftës, korrupsionit endemik , varfërisë dhe analfabetizmit të përhapur .

Kjo ishte një dëshmi e besimit dhe konflikteve të  Amerikës, si dhe aftësive dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të ushtrisë dhe agjencive të tjera qeveritare, që  u përpoqëm ta adresonim këtë sfidë shqetësuese. Si Amerika dhe populli afgan mund të jenë krenarë për shumë arritje të jashtëzakonshme. Por në fund të fundit, kostoja ka qenë shumë e lartë.

Gabimi i Amerikës  ka qenë që ata morën përsipër një detyrë të pamundur që nuk u bazua në një vlerësim racional.  Këto kërcënime tejkalojnë  dëmet që militantët islamikë mund t’u shkaktojnë qytetarëve dhe interesave amerikanë.

Në përputhje me politikën e SHBA për dekada, Biden do të shpenzojë  miliarda në vit në mbështetje të operacione të forcave speciale jashtë vendit, sulme me dronë mbi shënjestra terroriste, mbledhje dhe analiza të inteligjencës, sigurinë e vendit dhe të tjera.

Vendimi i guximshëm i Biden për Afganistanin, ka hapur rrugën për vlerësimin e këtyre shpenzimeve dhe aspekteve të tjera të politikës të jashtme, përmes një vlerësimi të qartë, racional të kostove dhe përfitimeve, pa ndikimin e tepruar që bin Laden kishte ushtruar për një kohë shumë të gjatë./abcnews.al