Von der Leyen: Amerikanët e vaksinuar do të lejohen të udhëtojnë në BE

schedule11:11 - 26 Prill, 2021

schedule 11:11 - 26 Prill, 2021

Qytetarët amerikanë që janë të vaksinuar kundër Covid do të lejohen vizitojnë Bashkimin Europian në muajt e ardhshëm, sipas një deklaratë nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në një intervistë për “Neë York Times”.

Presidentja e Komisionit Europian nuk ka zbuluar kalendarin, por NeW York Times ka theksuar se rregulla të reja mund të vendosen që prej kësaj vere, ndërkohë që vaksinimet po rriten në mbarë botën. Agjencia Europiane e medikamenteve ka miratuar tre vaksina në përdorim në SHBA, Moderna, Pfizer-BioNTech dhe Johnson & Johnson.

Von der Leyen vuri në dukje se ata ishin në rrugën e duhur për të vaksinuar 70% të popullsisë së tyre të rritur deri në mes të qershorit. Rinisja e udhëtimeve do të varet nga situata epidemiologjike, por situata po përmirësohet në SHBA, me shpresojmë edhe në Bashkimin Europian”, shtoi ajo.

Pandemia ka shkatërruar industrinë e turizmit në kontinentin Europian, siç tregohet nga mbyllja e kufijve për udhëtimet jo-thelbësore të prezantuara nga disa vende të BE./abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!