10 persona janë shoqëruar për verifikim në komisariat në qytetin e Shkodrës pas kontrolleve që u zhvilluan gjatë natës në disa lokale nate.
Gjithashtu policia arrestoi në flagrancë një 35-vjeçar. Fatjon Boshnajku u kap pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjet një pistoletë “Glock”.
Boshnjaku e kishte fshehur armën në një çantë dore. Së bashku me pistoletën u sekuestrua edhe krehër dhe fishekë.
Mbi të rëndon vepra penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”./abcnews.al