Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shpallet rezultati te njësia 10 në Tiranë, sa vota kanë marrë të gjithë kandidatët

schedule08:20 - 26 Prill, 2021

schedule 08:20 - 26 Prill, 2021

Fatmir Xhafaj ka marrë një rezultat surprizë në njësinë nr. 10 në Tiranë ku u votua dhe numërua elektronikisht. Rezultatet ashtu sikur ishte parashikuar dhe njoftuar nga KQZ dolën në 08:00 të mëngjesit të sotëm. Përsa i përket partive, PS mori 6007 vota, PD 4550, LSI 628, PSD 208 dhe Boiken Abazi 179.

Ndërkohë që për kandidatët ish-ministri i Brendshëm Xhafaj kishte marrë 2795 vota. Ky është një rezultat mjaft i mirë, ndërsa pritet për t’u parë cfarë do të ndodhë me njësitë e tjera të Tiranës për të parë nëse do të arrijë që ta thyejë hersin, pasi ndodhet i 23-ti në listën e PS-së, por fillimi është shumë i mbarë.

Nga lista e PD-së më shumë në këtë njësi ku u zhvillua projekti pilot ka marrë Agron Shehaj duke lënë pas liderin e partisë, Lulzim Basha.



https://www.youtube.com/watch?v=ACId3D5I4VY

Rezultatet e votimit elektronike ne njesine nr. 10 Tirane

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!