Pakti me Greqinë/ Bushati: Më habit Meta që ka ndryshuar qëndrim

schedule15:58 - 4 Tetor, 2018

schedule 15:58 - 4 Tetor, 2018

I habitur është shprehur ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, për deklaratën që bëri një ditë më parë presidenti i Republikës, Ilir Meta, për marrëveshjen me Greqinë.

Prandaj pikëpamje të ndryshme kanë lirinë e plotë institucionale për t’u trajtuar vetëm në rrugë institucionale dhe në ansjë moment  në kanale të tjera informative. Më habit që Presidenti Meta ka ndryshuar qëndrim, po kush jam unë që të gjykoj Presidentin e Shtetit, unë jam një ministër”, tha ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kryetarin e shtetit e konsideron si pjesëtar të ekipit negociator, prandaj dhe ministri Bushati  sqaron se deri më tani janë hedhur një nga një hapat për një proces që është në vazhdim e që presidenti e ka dhënë autorizimin.

“Nëse do përdor një shprehje popullore: ”Ne nuk mund të bëjmë dasëm nëse nuk kemi çiftin”. Në rastin në fjalë negociatat nuk kanë përfunduar dhe deri në përfundim të tyre ne e konsiderojmë veten pjesë të një ekipi përfshirë Presidentin e Republikës, të cilin e ngarkon Kushtetuta”, u shpreh Bushati.

Qëndrimin e tij ndaj deklaratave të kreut të shtetit ministri Ditmir Bushati e shpreu gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologen e tij austriake Karin Kneissl. Ministrja federale për Evropën dhe Punët  e Jashtme të Austrisë vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Por ajo i kërkoi të gjithë politikës shqiptare që të jenë të bashkuar në këtë proces.

“Ju përgëzoj për përpjekjet dhe punët që keni arritur në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, të pavarësisë të gjyqësorit. Në mbyllje të fjalës sime dëshiroj të them për çështjet e interesit kombëtar që i gjithë vendi duhet të jetë i bashkuar”, tha ministrja austriake.

Jo një po dy herë i drejtohet ministri Bushati opozitës. Njërën dorë mazhoranca e shtrin për të bashkëpunuar për reformën zgjedhore.

“Jemi në limitet kohore dhe në këtë kontekst ne duam një orë e më parë të miratojmë këtë paketë aktesh që reflekton të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR për t’i dhënë mundësi zbatimit të kësaj pakete për zgjedhjet e ardhshme vendore”, u shpreh ministri.

Dorën tjetër e zgjat për reformën në drejtësi.

“Na duhet të punojmë sëbashku për t’i dhënë mundësi magjistratëve të rinj të studiojnë në Shkollën e Magjistaturës dhe të kenë një strategji të përbashkët se si do të jetë sistemi drejtësisë nga pikëpamja burimeve njerëzore në 2, 5 dhe dhjetë vitet e ardhshme”, tha Bushati.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, sëbashku me homologen austriake kanë kryesuar takimin e ministrave të integrimit që u përmbyll me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!