Duke shpjeguar projeksionin e “Geo Cartography”, eksperti Agim Tutulani, deklaroi se në Vlorë nuk priten ndryshime të mëdha, ndërsa theksoi se Partia Demokratike ka katër mandate të sigurt. Sipas tij, mandatet në qarkun Vlorës ndahen 8 për PS dhe 4 për PD.
Tutulani shpjegon se pikëpyetja është për LSI nëse do të ketë mundësi t’i heqë një mandat socialistëve. Surpriza këtë herë është Himara, që siç thotë ai minoriteti ka anuar nga PBDNJ.
Lexo edhe: PROJEKSIONI/ PD rritet ndjeshëm në Elbasan, PS “çimenton” 7 mandate
“Është qark me numër çift mandatesh dhe duhen lëvizje të mëdha. Duke gjykuar nga numri i vogël i votave, nuk sjell ndryshim të madh. Është e rëndësishme të shohim kampionët. Duket sikur gjërat mund të qëndrojnë dhe e njëjta. Pikëpyetja ka qenë që PD do ketë 4 mandate. Mund të themi që ia merr LSI. Por, PD ka një marsh që deri te 4 mund të shkojë vetëm nëse ndodh diçka tektonike që nuk ndodhi nga pjesëmarrja. Pikëpyetja është nëse LSI do ketë mundësi të kalojë qarkun dhe t’i heqë një mandat PS. Apo PS do të ndahet 8 me 4 me PD. Është midis LSI dhe PS, PD nuk mund të shkojë më shumë se katër. Minoriteti grek në këto zgjedhje është me ndryshime në Finiq dominonte Mega dhe në Himarë PBDNJ,” tha ai. g.v/abcnews.al