Basha takime me qytetarët në Elbasan, u bën thirrje që të shkojnë e të votojnë

schedule15:11 - 25 Prill, 2021

schedule 15:11 - 25 Prill, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet aktualisht në Elbasan. Mësohet se Basha po bën takime rastësore me qytetarët të cilët i ka ftuar që të shkojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Ky diell do të shndrij. Se e dua shumë. Kam qenë në Elbasan, dhe falë punës që kemi bërë, e kam më të lehtë. Shembull i qëndresës për demokraci dhe liri,” tha Lulzim Basha para mediave.

Ndërsa, i pyetur nga gazetarët nëse do ta pranonte rezultatin e zgjedhjeve nëse humbiste, Basha tha:

“Gjejeni personin e duhur për t’ia bërë këtë pyetje. Elbasani do të fitojë. Elbasani po udhëheq me pjesëmarrjen. Elbasani po i prin Shqipërisë. Të gjithë masivisht në kutitë e votimit. Votoni masivisht. Kutitë e votimit deri në orën 19:00. Jam këtu për të shijuar këtë kohë të bukur. Ky është shansi juaj, mundësia juaj.”

Të njëjtën gjë, lideri demokrat bëri disa orë më parë edhe në kryeqytet. Ai është parë në Tiranë teksa ecte dhe takonte qytetarë.

Lulzim Basha votoi sot në orën 09.00 të mëngjesit në lagjen e tij, në çerdhen numër 13, në njësinë 8 në kryeqytet. Ai u paraqit në qendrën e votimit dhe ka pritur në radhë sa kanë mbaruar qytetarët që ishin para tij, më pas ka hedhur votën. sb/abcnews.al/