Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. Mediet raportojnë se Alessandro Del Piero është një nga kandidatët për t’u bërë president i Juventusit nga sezoni i ardhshëm.
Ish-sulmuesi i Italisë mund të bëjë një kthim të bujshëm në skuadrën, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës. Andrea Agnelli ishte një nga arkitektët kryesorë të Superligës që u shpall një javë më parë.
Sidoqoftë, projekti u shemb brenda 48 orësh dhe pozicioni i Agnelli mbetet në ajër, pas kritikave dhe akuzave ndaj tij. Agnelli nuk po mendon të japë dorëheqjen, por kushëriri i tij dhe CEO i Exor, John Elakann mund të vendosë ta shkarkojë në mbledhjen e ardhshme të klubit më 27 maj.
Del Piero nuk është i vetmi kandidat për Presidencën e Juventusit. Alessandro Nasi është kandidati kryesor për këtë rol dhe ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë Marcello Lippi është shfaqur gjithashtu si një zëvendësues i mundshëm i Agnellit. /abcnews.al