Kërcënimet me vrasje, prokurorët marrin në pyetje Xhelal Mziun

schedule19:34 - 24 Prill, 2021

schedule 19:34 - 24 Prill, 2021

Drejtuesi politik i PD-së në Dibër, Xhelal Mziu ka dëshmuar sot në prokurori pas kërcënimit që bëri dy ditë më parë se kushdo që tenton të prekë votën do ta pësojë njësoj si ngjarja në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën katër të tjerë.

Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, kështu deklaroi para qytetarëve Mziu.

Menjëherë pas kësaj deklarate reagimet ishin të shumta dhe Mziu kërkoi ndjesë, por prokuroria e procedoi, ndërsa sot kandidati i PD-së dëshmoi në prokurori.

ABC mëson gjithashtu se Mziu ka dëshmuar edhe për ngjarjen e kapjes së makinës me zyrtarë të bashkisë Dibër që kishin shuma të konsiderueshme lekësh për të cilat PD akuzon se do të përdoreshin për blerje votash./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!