Brdaric: Kam kritika për 30 minutat e fundit. Adili? I zgjuar, do nxjerrë mësime

schedule15:35 - 24 Prill, 2021

schedule 15:35 - 24 Prill, 2021

Vllaznia fitoi 2-1 përballë Skënderbeut, rezultat që ka ngjitur kuqeblutë në vend të parë për momentin. Trajneri i ekipit shkodran, Thomas Brdaric preku disa tema gjatë prononcimit të dhënë për SuperSport.

Skënderbeu luante për mbijetesën, ishte ndeshje e vështirë. Kam disa kritika për ekipin, pjesën e parë e interpretuam mirë, ndërsa në të dytën u mbyllëm në mbrojtje, ndoshta fituam edhe me fat. Bëmë shumë gjëra mirë, por në 30 minutat e fundit nuk jam i kënaqur me çfarë bëmë në sulm.

Ka raste kur gazetarët pyesin dhe unë duhet të përgjigjem. Po bëja shaka me ta ditën e djeshme, prej besimit të madh që kam tek ekipi im. Doja të shprehesha që ekipi im ishte i aftë të fitonte sot dhe në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Gafa e Adilit? Ne mësojmë nga gabimet tona. Adili është një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Ai është i zgjuar, do e kuptojë gabimin e sotëm. Ai ka zhvilluar një sezon shumë të mirë, ishte një gafë ku u tregua disi i pamatur, por do nxjerrë mësime.

Shehi? Dajani ka treguar vlera shumë të mira. Ai është i fortë, ka aftësinë për të shënuar dhe ndihmuar skuadrën. Më pëlqen vetëbesimi që ka, e kanë edhe lojtarët e tjerë, ndërsa tani duhet të fokusohemi te ndeshjet e tjera“, deklaroi Brdaric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!