Si lindi pasioni për sportin, Herdis Alliu flet për rrugëtimin në fushën e blertë

schedule14:58 - 24 Prill, 2021

schedule 14:58 - 24 Prill, 2021

Dëshira për t’u bërë një sportist ka nisur që kur ka qenë i vogël. Tashmë në moshën 22 vjeçare, Herdis Alliu është bërë pjesë e skuadrës së Sopotit të Librazhdit. Për moderatorin Eni Shehu në “Nuk është karantinë”, Herdisi tregoi se si nisi rrugëtimi i tij si një portier.

“Kam qenë në moshën 6 vjeçare kur lozja me shokët e lagjes dhe në atë kohë më o vogli futeshe portier nga më të mëdhenjt, dhe që atëherë u dashurova me portën dhe ja ku jam sot akoma tek porta.”, tregoi Herdis.

Ai thotë se pengu më i madh i jetës është fakti që nuk ka mundur t’i tregojë pasionin e tij të atit, që është ndarë nga jeta. Ndër të tjera, ai shtoi se dhe pse e ëma e tij ka qenë kundra angazhimit të tij në sport, ajo tashmë është e lumtur për arritjet e tij.

Por çfarë e bëri 22 vjeçarin të zgjedhë pikërisht portën nga rolet e tjera të mundshme? “Roli i portierit është një specifikë shumë e veçantë për faktin se sportistët stërviten njësoj për ta bërë golin, portieri ka një stërvitje tjetër për ta pritur golin.”, tha ai. /abcnews.al