Irani, Kuvajti, Indonezia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndaluar fluturimet drejt Indisë për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.
Transmetueshmëria e lartë e mutacioneve të reja të koronavirusit ka sjellë rekord rastesh dhe një numër të lartë të viktimave.
Presidenti i Iranit Hassan Rouhani, ka deklaruar se përhapja e Covid-19 në Indi paraqet rrezikshmëri për vendin.
Gjithashtu edhe Hong Kong ka pezulluar fluturimet ndërkombëtare nga India, Pakistani dhe Filipinet nga 20 prill deri më 2 maj.
Autoritetet vendosën të ndalojnë fluturimet nga India dhe fluturimet për linjën Mumbai-Hong Kong, pasi 50 pasagjerë rezultuan pozitivë për koronavirus.
/abcnews.al/