Në verë e mbyll me Torinon, tre gjigantë të Serie A në “sprint” për Andrea Belottin

schedule09:57 - 24 Prill, 2021

schedule 09:57 - 24 Prill, 2021

Kapiteni i Torinos, Andrea Belotti, pritet të largohet në fund të sezonit nga klubi italian. Problemet e shumta si dhe renditja jo e mirë e torinezëve po e detyrojnë sulmuesin që ta mendojë seriozisht largimin.

Sipas raportimit të “Calciomercato”, janë tre ekipe italiane që janë të interesuara për shërbimet e sulmuesit 27-vjeçar. Bëhet fjalë për Milan, Inter dhe Romën, të cilat e shikojnë italianin si një përforcim të duhur për repartin e sulmit.

Belotti është nën kontratë me torinezët deri në vitin 2022 dhe vlera e kartonit të tij shkon deri në 40 milionë euro. Kujtojmë që Torino renditet në vendin e 16, vetëm 3 pikë larg Cagliarit të vendit të 18, vend i cili të dërgon një kategori më poshtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!