Mori pushtetin me grusht shteti, shefi ushtarak i Mianmar bën udhëtimin e parë jashtë vendit

schedule09:34 - 24 Prill, 2021

schedule 09:34 - 24 Prill, 2021

Kreu i ushtrisë së Mianmar do të zhvillojë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që kur ushtria mori pushtetin përmes një grushti shteti me 1 shkurt. Gjenerali Min Aung Hlaing do të marrë pjesë në një samit të trupit rajonal të Azisë Juglindore Asean në Indonezi.

Ushtria mori pushtetin pasi pretendoi se votuesit ishin mashtruar në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2020. Që nga ajo kohë, më shumë se 700 njerëz janë vrarë në protesta kundër qeverisë ushtarake.

Bisedimet në kryeqytetin indonezian Xhakarta do të jenë përpjekja e parë ndërkombëtare për të adresuar krizën. Në samit do të marrin pjesë udhëheqës dhe ministra të jashtëm nga Shoqata me 10 anëtarë e Kombeve të Azisë Juglindore.

Aktivistët kanë bërë thirrje për demonstrata në Xhakarta që të përkojnë me vajtjen e gjeneralit atje./e.b-abcnews.al