Vetëm katër persona në tavolinë, hapen me masa të rrepta restorantet në Belgjikë

schedule19:22 - 23 Prill, 2021

schedule 19:22 - 23 Prill, 2021

Me rregulla të rrepta do të hapen restorantet në ambiente të hapura në Belgjikë, nga 8 maji.

Sipas komitetit të ekspertëve, në tavolina do të lejohen deri në katër persona. Numri lejohet të jetë më i lartë kur bëhet fjalë për të njëjtën familje.

Restorantet dhe baret do të qëndrojnë të hapura deri në orën 22:00 në mbrëmje. Maska është e detyrueshme për punonjësit, ndërsa klientët do të mund ta heqin atë vetëm nëse ulen në tryezën e tyre. /abcnews.al