Me fjalët e homologut serb, ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati ka nisur fjalën e tij në Konferencën ndërkombëtare me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?”. Ai ka sulmuar politikën e jashtme serbe se ka retorikë të shekullit XIX që nuk i shërben pajtimit.
“Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka thënë se Kosova është zemra e Serbisë dhe kosovarët janë shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut të tyre. Kjo është retorikë e shekullit XIX dhe nuk i bën nder diskutimeve të sotme që janë të përqendruara në procesin e pajtimit dhe normalizimit. Marrëdhënia shqiptaro-serbe ka një elefant në dhomë që është Kosova, që ka përfaqësuesit e saj që flasin në interesin e saj, por edhe qëndrimi jonë është i qartë: procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi nuk zëvendësohet nga një raport i mirë Shqipëri-Serbi, por përplotësohet”.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati theksoi se “Procesi i dialogu dhe normalizimit duhet të përfundojnë me një njohje të ndërsjellët dhe të ndriçojnë rrugën mes Serbisë dhe Kosovë”.
Sipas tij janë ndërmarrë hapa pozitivë dhe vendet tona duhet të kalojnë plagët e së kaluarës. /abcnews.al



