Mjeku: Trajtoni polipet, shkaktojnë kancer

schedule17:47 - 23 Prill, 2021

schedule 17:47 - 23 Prill, 2021

Polipet ose formacionet që prekin mukozën e zorrës së trashë nëse nuk trajtohen në kohë sipas mjekut gastroenterolog në spitalin Hygeia në Tiranë, Plarent Kapo mund të shkaktojnë kancer.

“Polipet beninj hyjnë polipet hiperplastikëqë diametri është i vogël, janë me mukozë normale dhe nuk pëbëjnë rrezik për jetën. Duhet pasur parasysh që edhe këto polipe duhet të kenë një kontroll periodik sepse mund të zmadhohen,” thotë ai.

Mënyra më e mirë e diagnostikimit është kolonoskopia. “Në të gjithë botën rekomandohet kolonoskopia rutinë pas moshës 50 vjeç, por në raste të veçanta kur ka trashëgimi, apo anemi, diarre të zgjatura atëherë pacienti duhet të paraqitet tej mjeku dhe duhet të rekomandohet kolonoskopia, thekson Kapo.

Sipas mjekut në spitalin Hygeia në Tiranë këto formacione mund të hiqen përmes politektomisë.

Dieta e ekuilibruar dhe aktiviteti fizik është  rekomandimi i gastroenterologur Plarent Kapo për personat që vuajnë nga këto formacione. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!