Kthimi i Princit Harry në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë që kur ai dhe Meghan Markle hoqën dorë nga rolet mbretërore theu akullim me anëtarët e tjerë të familjes. Sipas reporterit mbretëror, Omid Scobie, Duka i Sussex-it u siguria që të linte dramën dhe në përqendrohej tek gjyshja dhe personat e tjerë të afërt.
“Ky udhëtim ishte për të nderuar jetën e gjyshit të tij dhe për të mbështetur gjyshen dhe të afërmit. Ishte një periudhë kohe e përqendruar në familje.”, tha një burim pranë Harry-t. Dhe pse çështjet janë të pazgjidhura me Princin Charles dhe William-in, funerali i gjyshit të tij theu akullin për bisedat në të ardhmen.
“Familja thjesht vendosi çështjet e tyre në njërën anë për t’u përqëndruar në atë që kishte rëndësi.” Përsa i përket letrës personale që Harry i shkroi Princit Charles, burimi thotë se nuk ekziston. Burimi zbuloi gjithashtu se babai i ardhshëm i dy fëmijëve kaloi ca kohë me Mbretëreshën Elizabeth II në dy raste të veçanta.
Për më tepër, Duka takoi djalin e porsalindur të kushërirës së tij Princeshën Eugenie, August Philip Hawke Brooksbank. Ekspertja mbretërore Sally Bedell Smith tha se dyshon që familja mbretërore do të rregullojë lidhjet me Harry-n në të ardhmen, duke thënë se fokusi do të jetë tek mbretëresha pas humbjes së burrit. /abcnews.al