Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Po blinte vota për ta”, LSI i përgjigjet PS-së në Dibër: Janë zënë aq ngushtë sa po shesin edhe njëri-tjetrin

schedule15:06 - 23 Prill, 2021

schedule 15:06 - 23 Prill, 2021

Lëvizja Socialiste për Integrim në Bulqizë, i është kundërpërgjigjur shtabit elektoral të Partisë Socialiste, ku këta të fundit hodhën akuza se ata që u kapën për blerje votash i përkasin LSI.

Sipas reagimit zyrtar të LSI në Bulqizë, ditën e djeshme u denoncuan me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë.

Më tej LSI shton se të vërtetën do ta nxjerrin organet hetimore.

Postimi i LSI:

Janë zënë aq ngushtë sa po shesin edhe njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi eksponentë të “Rilindjes” në Dibër u kapën në flagrancë, gjatë tentativës për të blerë me para në dorë votat e qytetarëve në Maqellarë.

Aq ngushtë janë zënë drejtuesit e sektit “Rilindja” në Dibër, #Dionisi & Co, saqë në vend që minimalisht të distancohen ose tek e fundit të heshtin përballë turpit të tyre të faktuar, ata mundohen të sheshin njerëzit e tyre si eksponentë të LSI.

Se për kë punojnë, se për kë blejnë vota, dhe se eksponentë të kujt janë këtë e vërtetojnë fotot e mëposhtme, por pa asnjë dyshim do e vërtetojnë edhe organet e hetimit. E.L/abcnews.al/

Janë zënë aq ngushtë saqë po shesin edhe njëri-tjetrin!

Ditën e djeshme të gjithë qytetarët panë me zë dhe figurë sesi…

Posted by Lsi Bulqize on Friday, April 23, 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!