Kandidati i PD-së për deputet i qarkut Dibër, Xhelal Mziu është treguar i papërmbajtur pas ndalimit të një makine në Maqellar që dyshohet se po blinte vota.
Pas këtij incidenti, gjatë një takimi elektoral, Mziu iu ka bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë çdo rast të tentativës së blerjes së votës, ndërsa paralajmëron fundin për ata që tentojnë të korruptojnë.
“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, kështu deklaroi para qytetarëve Mziu.
Deklarata e Xhelal Mziut vjen dy ditë pas shkëmbimit të zjarrit në Elbasan, ku militantët e Partisë Socialiste u konfliktuan me anëtarët e Strukturës së Mbrojtjen e Votës të PD-së dhe nga ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. E.L/abcnews.al/