Gjermania ka rënë dakord të blejë 30 milion doza të vaksinës ruse Sputnik V nga Rusia. Michael Kretschmer, ministër e bëri njoftimin në një postim në Twitter, duke thënë se blerja do të ndahet në tre ngarkesa me nga 10 milion doza midis qershorit, korrikut dhe gushtit.
Ndërkaq, vaksina ruse “Sputnik V” është ende në pritje të aprovimit nga Agjensia Europiane e Barnave, megjithëse është duke u përdorur në 61 vende të botës. Kretschmer shtoi se shpreson që aprovimi i vaksinës ruse të realizohet brenda muajit Maj.
Aktualisht, vaksina “Sputnik V” po i nënshtrohet një vlerësimi në lidhje me sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë ana EMA. Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn, më herët kishte deklaruar se Gjermania do të përfshihej në diskutime me Rusinë për të blerë një sasi të madhe dozash të vaksinës ruse.
Vaksina Sputnik V është 91,6% efektive, sipas rezultateve të provës klinike të Fazës III, të botuara në revistën shkencore “Lancet”. Efektet anësore më të zakonshme ishin disa simptoma të gripit të zakonshëm, pak skuqje në vendin e injektimit, pak dhimbje koke, dhe një lodhje e lehtë fizike, që zgjat maksimumi 3 deri në 4 ditë pas injektimit.
Deri më tani, BE ka aprovuar për përdorim vaksinat: Moderna, Oxford / AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Pfizer / BioNTech. “Sputnik V”, nëse aprovohet nga EMA, do të jetë vaksina e parë jo-perëndimore kundër COVID, që do të përdoret masivisht në të gjithë Europën./abcnews.al