Mesila Doda: Besoj fort në bashkimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Kosovës

schedule20:44 - 22 Prill, 2021

schedule 20:44 - 22 Prill, 2021

Mesila Doda, në emisionin Refleksione ka deklaruar se sot nuk ka një model të një tregu të lirë.

Sipas saj buxheti i shtetit konsiderohet sikur është pronë vetëm e kryeministrit dhe ai ia kalon fondet shtetërore, zyrtareve, klientëve të tij të cilët më pas i qarkullojnë paratë mes politikës dhe oligarkëve. Gjithashtu ajo u shpreh se e do fort bashkimin ekonomik midis shqiptarëve kudo ku ata ndodhen.

“Modeli qe duhet të zgjedhim nga sot e në vazhdim është krijimi i një shteti të vogël, një shtet që e le qytetarin dhe biznesin të lirë të zhvillohet. Një shtet në të cilin nuk shkojnë taksadarët te dera e bizneseve për të kërkuar shpërblime.

Një ekonomi e cila nuk bazohet vetëm te shërbimet por bazohet te prodhimi industrial, bujqësor dhe turistik.

Jam për një bashkim ekonomik midis shqiptarëve kudo ku janë. Për të integruar ekonomitë mes shqiptarëve në rajon, mes nesh dhe Kosovës në fillim por edhe mes atyre të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Çamërisë, etj.

Është një bashkim i rëndësishëm pasi si fillim zgjerojmë tregjet. Me 2 milionë e gjysmë banorë që kanë mbetur shqiptarët dhe më pak se 2 milion nga krahu tjetër, nuk janë tregje nëse nuk janë të integruara bashkë.  Një hapësirë me 6 milionë, fillon të konsiderohet treg, thith investime.

Para shumë vitesh pata propozuar idenë e lekut si monedhë rezervë në Kosovë dhe do ishte një gjë e mirë se do I afronte menjëherë shqiptarët në të dy anët e kufijve dhe sot flas për shqiptarët e thjeshtë jo për klasën politike”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!