Nxënësit ne Mengel për disa ore mbajne të bllokuar rrugën Elbasan – Librazhd. Është dita e 12-të e protestës së tyre për hapjen e shkollës Mengel. Bllokimi i rrugës ka krijuar trafik deri në 10 kilometra duke krijuar dhe tensione midis protestuesve dhe drejtuesve të mjeteve. Tensione ka patur edhe midis protestuesve dhe policisë, e cila ka ndërhyrë për të liruar segmentin. Disa fëmijë janë filmuar duke qarë dhe thanë se janë rrahur nga policia. Ata duan të hapet shkolla e tyre dhe nuk duan të shpërngulen në shkolla të tjera për mësim me arsyetimin se janë larg vendbanimit. Kurse Bashkia ka njoftuar se shkolla është mbyllur për shkak se po shembet dhe duhet ndërhyrë për riparim.
/abcnews.al