Banorët e fshatit Brekie në Kukës kanë përzënë ditën e sotme kryebashkiakun Safet Gjici pasi, truproja e këtij të fundit ka goditur bashkëfshatarin e tyre.
Disa persona të vënë në rresht njëri pas tjetrit kanë krijuar “mur” me trupat e tyre në hyrje të fshatit duke penguar Gjicin që të futet për të zhvilluar me ta një takim elektoral.
Ata shprehen se truproja e tij ka goditur një person me grusht në sy të tyre, ndërsa vetë Gjici e pranon se ngjarja ka ndodhur duke shtuar se do rregullohet.
“Bëri gabim, gabimi ishte i atij djalit. Hajde shkojmë e takojmë atë”, është shprehur Gjici.
Pasi ka tentuar të bisedojë me djalin që është goditur nga truproja e tij, banorët e kanë lejuar Gjicin të futet i vetëm./mv.abcnews.al