Kërkoi pafajësi, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Safet Gjicit

schedule15:20 - 25 Shtator, 2025

schedule 15:20 - 25 Shtator, 2025

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici për pafajësi. Gjici kërkoi prishje të vendimit të Apelit të Posaçme të datës 24 qershor të vitit të kaluar dhe shpalljen e tij të pafajshëm për veprën penale “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv”.

Gjici u dënua nga shkalla e dytë e gjyqësorit me 4 vite e 6 muaj burg për aferën seksuale brenda zyrës së Bashkisë Kukës me Alma Kaçin.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje të dënimi me 3 vite. Ndërsa Kaçi u dënua me 1 vit e 6 muaj për “korrupsion aktiv”.

Në 19 maj të këtij viti, Safet Gjici u lirua nga qelia për shkak të problemeve shëndetësore, teksa ai po kryen dënimin e mbetur prej 8 muajsh në masën “arrest në shtëpi”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!