ABC siguron videon pak pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga ish-efektivi i RENEA-s Arbër Papleka në Elbasan, ngjarje e ndodhur mesditën e kësaj të mërkure.
Në pamje duket një makinë policie që afrohet me sirena ndezur, në vendin e ngjarjes pak pas vrasjes së Xhuvanit.
Ndërkohë banorët janë tmerruar nga ngjarja e rëndë që ka tronditur qytetin.
Në video dëgjohen britmat e disave prej tyre ndërsa një pjesë e banorëve në pallatet pranë vendit të ngjarjes kanë dalë në dritare të shokuar nga ajo që ka ndodhur./mv.abcnews.al