Princ Harry anashkalon ditëlindjen e Mbretëreshës, kthehet në Kaliforni

schedule15:39 - 21 Prill, 2021

schedule 15:39 - 21 Prill, 2021

Princi Harry është kthyer me shpejtësi në SHBA për t’u bashkuar me gruan e tij shtatzënë, Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie, raporton Daily Mail. Ai u kthye në Kaliforni vetëm 24 orë para se gjyshja e tij, Mbretëresha të mbushte 95 vjeç, dhe vetëm disa ditë pas varrimit të gjyshit të tij, Princit Philip.

Princi ka menduar se ishte më e rëndësishme të kthehej në shtëpi. Harry do t’i nënshtrohet një karantine 10 ditore të rekomanduar për udhëtarët ndërkombëtarë. Udhëtimi drejt Anglisë ishte kthimi i parë i Harry-t në tokën e lindjes për më shumë se një vit.

Ai kishte fluturuar në MB në një fluturim të American Airlines pak më shumë se një javë më parë dhe pjesën më të madhe të udhëtimit të tij britanik e kaloi në karantinë në Frogmore Cottage në Windsor

Duket se gjërat mes anëtarëve mbretërorë vazhdojnë të mbeten të tensionuara. Pasojat që erdhën nga intervista që ai dhe Meghan dhanë pak javë më parë ka shkaktuar një krizë mes tyre. Burimet kanë bërë me dije se Harry mori një pritje shumë të ftohtë në shtëpinë e tij.

Ai u injorua nga mbretërit e moshuar duke përfshirë babanë e tij, trashëgimtar të fronit Princi Charles. Sipas mediave të huaja, Princi Harry mezi u pranua nga disa anëtarë të familjes së tij në funeralin e Princit Philip, duke përfshirë Princeshën Anne, Princin Edward dhe Sophie Wessex./abcnews.al

Harry u takua me 'ngrirje' nga disa mbretërorë. Foto: AFP

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!