Nga përgatitjet për muajin e shenjtë të Ramazanit, te zbulimi i veprave historike deri te lumturia e njerëzve të thjeshtë me kënaqësitë e vogla të jetës, kjo javë për afrikanët ka qenë intensive.
Më poshtë janë disa nga fotot më të spikatura të javës në Afrikë.
Një djalë ka mbuluar fytyrën e tij me rërë ndërsa luante në plazhin Lido në Mogadishu, Somali.
Të martën, një shitës ka pozuar me krenari në kryeqytetin e Tunizisë, Tunis.
‘Fenerët e Ramazanit” janë në shitje në këtë dyqan në Kajro, Egjipt
Në Zimbabve, besimtarët marrin pjesë në lutjet e së premtes në një xhami në Harare .
Një person lutet i vetëm në Xhaminë Nizamiye në Johannesburg, Afrika e Jugut.
Të Shtunën një ditë para zgjedhjeve në Çad, mbështetësit e Presidentit Idriss Deby mblidhen në kryeqytetin N’djamena. Presidenti Deby mori pushtetin në një grusht shteti ushtarak në 1990 dhe kërkon rizgjedhjen për një mandat të gjashtë.
Fëmijët pikturojnë një muralen e kryeqytetit të Kenias, Nairobi
Dy demonstrues të vegjël anti-qeveritarë me flamurin Algjerian ecin në rrugët e Algjerisë
Një burrë përpiqet të ngjitet në një gardh që ndan Afrikën nga Europa – në njërën anë është Maroku, dhe në anën tjetër është enklava Spanjolle e Ceuta.
Kjo vazo është zbuluar në Qytetin e Artë të Humbur …
Vendi, i cili u zbulua nga arkeologët egjiptianë pranë Luxor daton rreth 3,000 vite nga mbretërimi i Amenhotep III.
Një burrë zhytet në det në Cape Verde