“Loja mbaroi”, presidenti Duka reagon pas tërheqjes së Superligës Europiane

schedule09:34 - 21 Prill, 2021

schedule 09:34 - 21 Prill, 2021

Superliga Europiane, një projekt i reklamuar së fundmi, tashmë do kthehet në sirtar dhe nuk do të zhvillohet pas gjithë kundërshtimit nga të gjithë palët e interesit të futbollit.

Mbrëmë u tërhoqën të gjitha klubet angleze e më pas vetë liga doli me deklaratën e tërheqjes e direkt pas kësaj Armand Duka, president i FSHF, njëkohesisht anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, doli me një deklaratë të postuar në rrjetet sociale.

POSTIMI – “Super” Game over!!! Iniciativa e nxituar e disa klubeve europiane per krijimin e te ashtequajtures Superlige deshtoi.

Pershendes fort rikthimin ne sensin e arsyes te klubeve angleze te cilat moren vendimin per tu terhequr nga kjo aventure dhe per tu ribashkuar me familjen  tone, UEFA-n, nje reflektim i menjehershem per te mos vijuar me rrugetimin pa krye.

Falenderime per te gjithe komunitetin e futbollit, i cili u bashkua ne unitet e solidaritet unik per te mbrojtur vlerat e verteta te trashegimise sone me te cmuar, futbollit, lojes me te bukur ne bote.

Falenderime te vecanta e mirenjohje per Presidentin Ceferin, UEFA-n, FIFA-n, konfederatat simotra, Federatat Kombetare, qeverite e vendeve perkatese, Ligat Profesioniste, lojtaret, median dhe vecanerisht tifozet pasionante anembane botes per nje mbeshtetje te pakrahasueshme dhe per shpirtin e solidaritetit te treguar.

Jam i bindur se, si ne cdo moment te veshtire qe kemi hasur, edhe nga kjo sfide futbolli doli edhe me i forte. Se bashku jemi me te forte! /abcnews.al