UEFA ndjek shembullin e Superligës, nis lëvizjet për rritjen e fitimeve në Champions

schedule17:46 - 20 Prill, 2021

schedule 17:46 - 20 Prill, 2021

Krijimi i Superligës Europiane ka bërë lëmsh gjithë botën e futbollit dhe UEFA ka nisur punën për të arritur të formojë një model të ri të Champions League, ku të rriten ndjeshëm të ardhurat për pjesëmarrësit.

Nga ajo që raportohet UEFA, ashtu siç ka vepruar edhe Superliga, ka nisur kontaktet me një bankë investimesh nga Britania për të rritur të ardhurat e pjesëmarrjes në Champions League për klubet.

Mesohet se UEFA do të nisë Championsin e ri me një buxhet prej të paktën 4.5 miliardë eurosh dhe kjo shifër mund të shkojë deri në 7 miliardë. Sipas RMC fondi i investimeve po studiohet nga klubet jo mbshtetse të Superligës.

Qëllimi kryesor i Superligës është të mbledhë sa më shumë të ardhura për klubet dhe nga burime të brendshme mësohet se ka një marrëveshje me fondin JP Morgan për një buxhet vjetor 10 miliardë euro. /abcnews.al